• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kokat e turbullta s’ka vend për humanizmin

by Bajram Peçi
08/09/2026 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Krerët e Bashkimit Europian pasojnë këto orë njeri-tjetrin, duke bërë deklarata se janë të tronditur nga glorifikimi prej heroi dhe ceremonia madhështore e varrimit që qeveria e Serbisë i bëri Mlladiçit, kriminelit që ushtroi genocid dhe vrau mijra njerëz me plumb pas koke. Në Bosnje, në Republikën e Kosovës dhe në Shqipëri, është vështirë të ndeshësh kënd që të ndjehet i habitur mesa ndodh! Shumica e qytetarëve të këtyre tri shteteve, që u njohin serbëve dhëmb e dhëmballë, më së shumti i përmbahen bindjes se në Serbi shumica e banorëve të saj janë në njëfarë mënyre Mlladiça. I përket Serbisë t’ua heqi nga koka këtë “paragjykim”.

Kur me urdhër vriteshin me plumb pas koke 10 mijë oficerë polakë, ata që i vrisnin nuk dinin pse ndodhte kjo? Arsyen e dinte Stalini. Masakra e Katinit e pranverës së vitit 1940, u krye me urdhër të Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik – Stalinit, Molotovit, Kaganoviçit, Voroshillovit, Mikojanit dhe Kalininit, që nënshkruan urdhërin për të ekzekutuar 25.700 polakë, të cilët ndodheshin në kampe dhe burgje në Ukrainën dhe Bjellorusinë Perëndimore, strehuar atje pas sulmit të hordhive naziste mbi Poloninë. Bashkimi Sovjetik nuk ishte në luftë me Poloninë, por i ashtuquajturi pakt (i fshehtë) mes Ribentropit dhe Molotovit, më 23 gusht 1939, e kish ndarë Poloninë mes tyre. Ndërsa në Srebenicë, Më 11 korrik të vitit 1995, kur Mlladiç urdhëronte të vriteshin (po me plumb pas koke) 8 mijë qytetarë boshnjakë, djem e burra të pa armatosur, paqësore, rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, arsyeja dihej: të shfarrosen të gjithë ata që nuk janë serbë dhe nuk i përkasin besimit të tyre fetar. Nuk i vrau Mlladiç me dorën e tij, por disa qindra Mlladiçë të tjerë. e ata që nuk janë serbe dhe nuk I përkasin besimit të trye fetar.h

Bota e tromaksur nga ky krim i përbindshëm, i lejuar të ndodhte edhe prej trupave paqruajtëse hollandeze, u vu në lëvizje, nga ku, nën diktimin amerikan, u vendos paqja e brishtë e Dejtonit.

E thënë në mënyrë të përmbëledhur, ceremonia e varrimit u shndërrua në një pasqyrë për t’i treguar botës se Serbia ka qenë e mbetet po ajo agresore që provokoi luftrat në ish Jugosllavi, që luftoi përbindshëm kundër kroatëve, që rrethoi për vite Sarajevën dhe kreu krime të llahtarshme me gjuetinë kundër fëmijve dhe grave, që ndërmorri genocidin kundër shqiptarve në Kosovë, që provokon pareshtur me sjellje dhe veprime popullin shqiptar.

Nën ritet ortodokse priftërinjtë bekuan udhëtimin e Mlladiçit në përjetësi, ashtu siç kishin bekuar armatën serbe për vrasjen masive të popujve fqinjë. Në kokat e turbullta të elitës politike në pushtet, nën shembullin e presidentit hipokrit Vuçiç, që u përfaqësua në varrim prej familjes së tij, nuk pati asnjë moment ktjellimi prej ndokujt që të kuptonte se ceremonia ishte një ditë shkatërruese për popullin e tyre. Ata që bëjnë politikën europiane, me gjasa, pas tri ditësh do ta kenë harruar këtë ceroemoni dhe do fillojnë nga qokat, por populli boshnjak dhe ai shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë! Për shumë studiues të Ballkanit, me ngjarjen e përjetuar të ceremonisë shtetërore të varrimit të kriminelit, do mund t’í kuptojnë shumë gjëra edhe më qartë! Nderi prej heroi që i bënë Mlladiçit do t’i bëjë historianët të njohin më saktësisht rajonin dhe t’i japin përgjegje opinionit ndërkombëtar se pse Serbia po armatoset kaq vrullshëm dhe kundër kujt përgatitet të sulmojë në këtë rajon të gjymtuar nga luftrat?!

Serbia, sipas asaj që shkruante në kohën e tij, Lamartine, (mesi i shek.XIX), “…nuk ishte gjë tjetër veçse një oqean pyjesh, që kishte më shumë derra se njerëz”. Në vitin 1841, Blanqui shkruante nga Beogradi se “…disa baraka, një spital, një ndërtesë burgu, lajmërojnë praninë e një qytetërimi në zhvillim”. A e ndihmuan vallë këto ngrehina dhe të tjera më pas, që ta fusnin popullin serb në rrugën e qytetërimit, të humanizmit njerëzor, të popullit që di të jetojë në fqinjësi të begatë e mirëkuptim? Kjo ceremonia e varrimit shërbeu përpos se t’í largojë popujt e Ballkanit edhe më! Si gjithnjë, shkaktare pse ndodh kështu, është Serbia?

E gjithë ceremonia e varrimit s’ishte veçse një kërcënim serioz kundër paqes, kundër fqinjëve, një acarim i provokuar tensionesh e krizash. Të jemi syçelët!

Next Post
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Do sulmonte rrjetet elektrike, arrestohet 48-vjeçari në Gjermani mes tensioneve me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In