• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në kohën e PD as që bëhej fjalë të ndodhte”, Xhafaj për SPAK: Po goditet korrupsioni në nivelet e larta

by A R
30/06/2023 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Xhafaj, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, komentoi punën e deritanishme të SPAK-ut, duke theksuar se “për herë të parë në historinë e demokracisë së vendit tonë po goditet pandëshkueshmëria si fenomen dhe korrupsioni në nivelet e larta”.

“SPAK-u merr vëmendjen kryesore dhe duhet ta marrë, por nuk ka qenë vetëm ai qëllimi i Reformës në Drejtësi. Drejtësia në tërësi nuk është vetëm SPAK-u. Po aq të rëndësishëm janë elementët e tjerë, që janë prokuroritë, gjykatat e shkallës së parë, Gjykata Kushtetuese… Do të ishte gabim të shikohej në mënyrë të njëanshme. SPAK-u u forcua si strukturë e posaçme në luftën kundër korrupsionit. Ka edhe vende anëtare të BE-së që e kanë si strukturë të posaçme, që u është dashur ta kenë për arsye të ndryshme. Ajo që ne bëmë është që i dhamë edhe përgjegjësinë e luftës kundër korrupsionit. Ky ishte realiteti ynë dhe i dhamë një forcë dhe autoritet shumë më të mirë sesa ajo e Krimeve të Rënda”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm.

Sipas Xhafajt, “është e rëndësishme që për herë të parë në historinë e demokracisë së vendit tonë po goditet pandëshkueshmëria si fenomen, korrupsioni në nivelet e larta”.

“Në qeverisjen e Partisë Demokratike as që mund të bëhej fjalë të ndodhte kjo gjë. E gjitha kjo është meritë e Reformës në Drejtësi, që i dha zgjidhjen më të mirë të mundshme, bazuar në eksperienca të vendeve të tjera. Ka vetëm 3 vite e gjysmë që kur ka nisur punë Prokuroria e Posaçme dhe shumë më pak që kur ka nisur Byroja Kombëtare e Hetimit. Sot po gjykojmë pak vite punë dhe i vëmë në peshoren e kritikës, duke harruar që dy vite janë pak”, theksoi ish-deputeti socialist.

/a.r

Next Post
Veliaj pret Enrique Iglesias, i jep Çelësin e Qytetit të Tiranës

Veliaj pret Enrique Iglesias, i jep Çelësin e Qytetit të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In