1848- U publikua “Manifesti Komunist” nga Karl Marks dhe Friedrich Engels.
1807- Lindi Giuseppe Garibaldi, lider i lëvizjes për pavarësinë dhe unifikimin e Italisë. Ai bëri marshimin legjendar me vullnetarët e tij ( “Një mijë këmishat e kuqe”), të dalë në vitin 1860 e çliroi Sicilinë prej qeverisë Bourbon e në shtator triumfalisht hyri në Napoli. Ai u zgjodh deputet i Romës më 1874, por refuzoi nderin e mbretit Viktor Emanuel, si Dukë e Marshallit.
1848-Vdiq shkrimtari dhe diplomati francez Francois Rene Shatobrijan (Francois, Chateaubriand). Konsiderohet të jetë krijuesi i stilit dhe gjuhës së letërsisë moderne franceze. Kultivoi një stil të rafinuar në “Kujtime nga përtej varrit”, në shkrimet politike për arritjet e revolucionit francez borgjez dhe racionalizmit në filozofi.
1927-Lindi aktorja italiane Gina Lollobrigida, ylli i parë i kinemasë italiane pas Luftës së Dytë Botërore. (b.an)