• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në kërkim të “mbretëreshës së kriptove”/ Urdhërohet ngrirja e aseteve financiare

by A R
08/08/2024 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ruja Ignatova, gruaja e vetme në listën e personave më të kërkuar nga FBI për mashtrimin prej 4.5 miliardë dollarësh me kriptomonedhën OneCoin është përballur me ngrirjen globale të aseteve. Kjo masë është ndërmarrë në sajë të investitorëe që kërkojnë kompensim.

“Mbretëresha e kriptomonedhave” nuk mund të shesë ose zhvendosë asetet e saj financiare. Ignatova nuk është parë që pas një fluturimi drejt Athinës, më shumë se 6 vite më parë.

Në qershor, BBC zbuloi lidhjet e saj me “botën e nëndhenshme” bullgare dhe  një burrë që dyshohet  të jetë bos i krimit të organizuar, i përfshirë në zhdukjen e saj.

Deri më tani,  përpjekjet e investitorëve të OneCoin për t’u kompensuar siç duhet  kanë dështuar.  Autoritetet amerikanë  ofrojnë një  shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionet që rezultojnë  në arrestimin e saj.

Urdhri për ngrirjen e aseteve u bë publik të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Londrës dhe u kërkua nga 400 investitorë  të OneCoin.  Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, “BBC” shkruan se investitorët kanë humbur më shumë se 100 milionë paund.

Çështja është lënë e hapur në rast se do të ketë paditës të tjerë.

Urdhri nuk shënjestron vetëm Ignatova, por edhe 7 persona të tjerë dhe 4 kompani, të gjithë të  ndërlidhur me OneCoin. Në ta përfshihet bashkëthemeluesi i OneCoin, Sebastian Greenwood i cili është i  burgosur në SHBA dhe i dënuar me 20 vite burg.

Dy biznesmenët Christopher Hamilton dhe Robert MacDonald akuzohen për pastrimin e parave të OneCoin. Ata u paraqitën në gjykatën e Londrës, ndërsa përpjekjet për t’u ekstraduar në SHBA kanë dështuar.

Dy kompani Guernsey janë prekur gjithashtu. Në vitin 2021 ato u përdorën nga Ignatova për të blerë një shtëpi me vlerë 13.5 milionë paund në Kensington dhe një apartament 1.9 milionë paund ku do të jetonin truprojat e saj.

Urdhrit të ngrirjes së aseteve nuk i kanë shpëtuar as reklamuesit e OneCoin. edhe pse njësoj si investitorët ata mund të jenë prekur nga mbyllja  e OneCoin dhe arratisja e “mbretëreshës”, supozohet se ata kanë përfituar shuma të konsiderueshme duke rekrutuar investitorë.

Kërkimi për Ruja Ignatova mori një kthesë të papritur kur u pretendua se ajo është vrarë. Por me shfaqjen e saj të herëpashershme, a mund të jetë e vërtetë?

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Gusht 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In