• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne jemi shoqëri tribale”, Nano-gazetarit serb: Ke dëgjuar për tropojanët, skrapalinjtë, tepelenasit…

by A R
28/11/2017 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano ka vijuar letërkëmbimin me kolegun e tij serb, një debat që vijon prej kohësh në media.

Këtë radhë, Nano analizon disa karakteristika të shqiptarëve, se si qeverisim, si rekrutojmë njerëz në administratë dhe sa të rëndësishme kemi krahinën nga vijmë.

“Më së pari, ne shqiptarët, i dashur Zoran, kemi ende gjurmë të një organizimi tribal të jetës. Dhe kjo është një karakteristikë dalluese, që manifestohet më së shumti në organizimin politik. Identiteti tribal këtyre anëve, në rrethana të caktuara, vlen shumë më tepër se sa një diplomë e marrë në Princeton apo në Stanford. Afërmendsh, nuk shënohet në CV se nga vjen, por është informacioni më i parë që të kryen punë kur të duhet të hysh në administratën publike. Nëse je nga një vend i caktuar.

Ke dëgjuar ndonjëherë për tropojanët, skraparlinjtë, tepelenasit? Nuk besoj. Sepse nuk kanë lënë gjurmë në histori. Por në Shqipërinë e sotme janë të famshëm për një arsye të thjeshtë: pushtojnë administratën publike sa herë që në pushtet vjen respektivisht Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi.

Në një rast, një deputet i Ilir Metës, më ndaloi në rrugë, e më tha: “Dëgjo Mustafa, ti je nga Skrapari, dhe nuk të takon të kritikosh Ilir Metën; lëre ta kritikojnë të tjerët” (Ilir Meta është gjithashtu nga Skrapari). Dhe pas kësaj më përmendi një fjalë të urtë shqiptare, që edhe aq e urtë nuk më duket: Yti mishin ta ha, por kockën ta ruan. E keni edhe ju këtë fjalë të urtë? Nuk di pse nuk do doja ta kishit. Do doja të ishte ekskluzivisht shqiptare. Ndoshta ngaqë i jep shumë kuptim fiksimit tribal që kemi ne shqiptarët”, shkruan Nano për Mapo.

“Një karakteristikë e dytë lidhet me nderimin e veçantë që ne shqiptarët u bëjmë trimave të çartur, kaçakëve, cubave. Dhe kjo nuk është thjesht një karakteristikë e moçme, që është përjetësuar në këngë të shumta. Jo, është karakteristikë edhe e këtyre kohëve. Cubat thirren sot me një eufemizëm, “të fortët”, dhe janë në një mënyrë a në një tjetër protagonistë të jetës urbane e publike. Dhe – për të qenë më i qartë – me “të fortë” kam parasysh tipa si ai Ivani juaj “i tmerrshëm”, tifozi i Yllit të Kuq të Beogradit, që për herë të fundit u bë lajm europian gjatë ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri për shkak të dronit. Ai dukej zot i situatës në atë ngjarje. Kështu janë edhe të fortët tanë. Me një ndryshim esencial: këta tanët kanë rol, ndikim e charm politik më shumë se sa një institut apo organizatë politike. Apo edhe në Serbi është e njëjta gjë?

Një djali nga Mirdita, që tani është në burg për ca bëma kriminale, deri edhe vrasje, ia dha në kokë në vitin 2013 të kandidonte për deputet. Dhe kandidoi. Emri i tij ishte krejt i panjohur deri në atë moment në planin nacional. Duke qenë se partitë e mëdha nuk e preferuan (për shkak se ishte i pashkolluar), ai kandidoi më vete. Dhe arriti të zgjidhej deputet, ndonëse ligji ynë elektoral është i hartuar me synimin për të mos lejuar afirmimin e partive të vogla, apo individëve të fuqishëm. Ai fitoi i vetëm kundër të gjithëve. Sepse zgjedhësit i besuan atij. Dhe i besuan jo sepse nuk e njihnin. I besuan bash sepse e dinin se kush ishte.

Sikur të mos kish qenë vrasës, sikur të kish qenë thjesht një “i fortë”, do të ishte ende deputet. Do të ishte, me shumë gjasë, me partinë e Edi Ramës, i cili duket se i ka pikë të dobët “të fortët” (do duhet që dikush, ndonjë psikolog, ta shpjegojë këtë dobësi të tij për të fortët). E pas shumë vitesh, atij deputetit do t’i ngrihej edhe një shtatore.

Neve na pëlqen shumë t’u ngremë këngë e shtatore të fortëve. Gjatë vitit 1997, Dritëro Agolli, një poet ndër më të mirët, shkroi një poezi në nder të Zani Çaushit, një gangsteri që kishte marrë peng gjithë qytetin e Vlorës atëmot. Zani Çaushi është në burg prej asaj kohe. Ai do të harrohej një ditë, por është Dritëro Agolli që e ka përjetësuar në poezi. Në fakt, edhe sikur të mos kujtohej poeti, do kujtohej dikush tjetër që, në vend të poezisë a këngës, t’i ngrinte një shtatore. Neve na pëlqen shumë t’u ngremë shtatore tipave si ai”, vijon ai.

Nano shkruan se karakteristike të tjera të shqiptarëve janë edhe vetëqortimi kolektiv, si ai “që ky vend nuk bëhet”, por dhe mungesa e idealeve.

Next Post
Tronditet Vlora, shpërthen me eksploziv automjeti i 42-vjeçares

Festimet për Pavarësinë, ja rrugët që bllokohen në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë

Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë

May 6, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Zgjedhjet pa garë në PD, eksperti: Berisha ka humbur mbështetjen tek demokratët

May 6, 2026
Tragjedi në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi përmbyset zetori në arë

Tragjedi në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi përmbyset zetori në arë

May 6, 2026

Një “gënjeshtër” lozonjare e Ramës, por dhjetë vjet më pas…

May 6, 2026
“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

May 6, 2026
Irani reagon pas marrëveshjes së propozuar nga SHBA për pushimin e plotë të luftës: Listë dëshirash!

Irani reagon pas marrëveshjes së propozuar nga SHBA për pushimin e plotë të luftës: Listë dëshirash!

May 6, 2026
Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore

Presidenti Begaj takon Michael Granoff: Projekte për bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore

May 6, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar në procesin e integrimit në BE

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar në procesin e integrimit në BE

May 6, 2026
Çfarë mbijetoi nga sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran

Çfarë mbijetoi nga sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran

May 6, 2026
Papa Leoni XIV kundërshton Trump: Kisha s’mbështet armët bërthamore!

Papa Leoni XIV kundërshton Trump: Kisha s’mbështet armët bërthamore!

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In