• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Në gjurmët e tragjedisë së Durrësit/ Një vit pas tërmetit, ende janë rrënojat

by Java News
21/11/2020 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamje nga objektet e shembura gjatë periudhës së tërmetit. Tërmeti i fortë që tronditi Durrësin nëntorin e kaluar shkaktoi 24 viktima, mes të cilëve fëmijë dhe të moshuar, dhe dëme të shumta materiale. Gjurmët e tij janë ngado. Një vit më pas organi i akuzës mbylli hetimet për të dërguar në bankën e të akuzuarve ata që ndërtuan dhe ligjëruan godinat me cilësi të dobët ndërtimore që gjatë shembjes morën jetë njerëzore. Ata që mbijetuan në gërmadhat e  nuk janë kthyer më në vendet e tragjedisë.

Hapësira ku dikur ngrihej hotel ”Tropikal” dhe në të cilën humbën jetën dy vëllezërit kosovarë dhe u plagos rëndë pronari i hotelit dhe bashkëshortja e tij qëndron e rrethuar. Nuk dihet se çdo të bëhet më tej me të.

Një vit më pas edhe këtu në sheshin ku ngrihej hotel ”Mira Mare” ku humbën jetën balerina dhe baristi i hotelit nuk ka asnjë ndërhyrje. Sheshi është i braktisur. Të vetmit dëshmitarë të ndërhyrjeve dhe ndërtimeve pa kriter janë hekurat e pakta të kolonave që dikur mbanin në këmbë një hotel disakatësh.

Në zonën e ish-kënetës ku ngrihej shtëpia e familjes Lala që humbi 8 nga familjarët e saj, ndërsa shpëtoi vetëm 17-vjeçari Ramë Lalaj, nuk ka asgjë. Të vetmet dëshmitarë janë inertet e mbetura nga një vit më parë që banorët e zonës i kanë përdorur për të shtruar rrugën para shtëpisë për të shmangur përmbytjet e shumta gjatë stinës së shirave.

”Më keq s’ka ku të shkojë. Ata nuk i kemi parë më se ku janë dhe se qysh janë. Nuk kemi parë njeri.”

”Është shumë e trishtë. Po vjen 26 nëntori dhe po e kujtojmë çdo ditë e duhet të marrë masa shteti dhe për këto që janë gjallë.”

Këtu në lagjen nr.6 të Durrësit ku ngrihej pallati që u shemb edhe nga pesha e depozitave që janë këmbanë alarmi edhe për pallatet e tjera që janë në të njëjtat kushte.

Këtu ndodhemi në sheshin e mbetur nga shembja e pallatit 6-katësh pranë degës së Kryqit të Kuq ku humbën jetën 7 persona, anëtarë të 2 familjeve. Në shesh kanë mbetur ende inerte nga shembja, por edhe gjurmë të jetës familjare të personave që jetonin në të.

Të gjitha sheshet e boshatisura që nga nata e 26 nëntorit, kur objektet që ngriheshin mbi to u shembën, qëndrojnë në pritje të vendimit gjyqësor. Në pritje të drejtësisë dhe nderimit të kujtimit të atyre që humbën jetën gjatë tërmetit.

Next Post
FOTO/ Si dukej Ilda Bejleri para disa vitesh…

Fotot/ Ekspozoi fotot nga morgu, qytetarët i reagojnë ashpër Olti Currit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com