Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari është kritikuar shpesh pas gafave në fjalimet në Kuvend
Ajo zbuloi se pas këtyre gafave fshihet fakti se ka jetuar shumë vite në Amerikë. Megjithatë ajo shtoi se e ka marrë me sportivitet situatën.
“Kam pasur shumë emocione në fillim. Edhe mendimet më vinin anglisht. Edhe ëndrrat i shikoj anglisht. Gjithsesi kam punuar shumë me veten, kam praktikuar shumë dhe e dija që ajo ishte pika më e dobët. Në fillim mërzitesha shumë.
Më pas më thonin sa më shumë përflitesh aq më mirë është. I futa një mendje të lehtë”, tha deputetja.
/a.r