• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Në dorë të një idioti

by Mero Baze
01/05/2026 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur shikoje fytyrën e lumtur të Flamur Nokës të enjten në mesditë, duke deklaruar se vetëm Meremja plotëson kushtet për garë përballë Doktorit, duke vënë roje te dera që të mos afroheshin të tjerët, mu kujtua një skenë e ngjashme me Ilir Metën kundër Fatos Nanos, kur para Kongresit i dërgoi një skraparlli para godinës që kërkonte formularin. Dhe atij nuk ia dhanë, por Ilir Meta ishte serioz në budallallëkun e vet dhe organizoi edhe një protestë me 5 vetë nën thirrjet “Duam formularin”.

Ndryshimi nga Flamur Noka ishte se Ilir Meta argëtohej me këtë skenë dhe donte t’i prishte festën e rizgjedhjes Fatos Nanos. Nuk bënte kujdes ta bënte ilegalisht gjithë këtë tallje. E bënte, e filmonte, ia çonte Frangajt dhe pastaj argëtohej duke e parë në ekran.

Flamuri, në raport me këtë budallallëkun e Metës, është aq idiot sa e quan gjeniale këtë shpikje të Metës dhe e bën këtë kundër kandidatit real të Saliut, Ervin Salianjit. Pra, Flamuri mendon se Ilir Meta e ka pasur vërtet shqetësim atë formular që kërkonte te dera e PS dikur për atë burrin nga Skrapari me emrin Shkëlqim Meta. Pra ai ka besuar si serioze atë që Ilir Meta e kishte vërtet tallje. Kjo tregon se çfarë niveli është njeriu që Sali Berisha i ka dorëzuar partinë për t’ia ruajtur që të mos ia marrin të tjerët.

Në përpjekje për ta ruajtur partinë që mos t’ia prekë kush Berishës, Flamuri e hodhi në erë edhe partinë dhe rizgjedhjen e Berishës, duke përzgjedhur Meremen si të vetmen të denjë përballë tij. Kështu që Berishës, në vend që t’i vinte vetullat, i nxori sytë.

Brenda 12 orëve, shoqëria shqiptare reagoi aq keq dhe me aq neveri sa, për herë të parë, një Shqipëri e tërë “ndërhyri” në punët e brendshme të një partie, duke e poshtëruar atë.

Miliona klikime kanë shkuar për “memet” e Meremes, për fyerjet ndaj Berishës dhe për idiotësinë e rojes që ai ka lënë në Partinë Demokratike. Sikur kundërshtarët e Berishës të ishin mbledhur bashkë dhe të bënin plane kundër tij se si mund ta shkatërronin në këto momente, nuk do të gjenin një skenar kaq perfekt sa ky që gjeti Flamur Noka. Dhe të mendosh se e ka pasur në dorë ta bënte Berishën lider shumë serioz, sikur të kishte lejuar garën me Salianjin, kundërshtarin real të tij brenda partisë.

Brenda 12 orësh, Berishës iu desh të rikthehej me urgjencë nga Zagrebi dhe të urdhëronte nxjerrjen nga gara të Meremes, “zbulimit” të Flamur Nokës për t’u tallur me garën e tij.

Por dëmi ndërkohë është bërë. Shqiptarët panë se në atë parti garohet ose vetëm siç bëri Berisha, ose përballë Meremes, siç rekomandoi Flamuri, roja i derës së tij.

Në të gjitha variantet, e vetmja gjë që të mbetet në mendje është se kjo betejë për të mos pasur garë nuk e bëri PD as parti diktatoriale, as liberale, as moderne, as konservatore, as të mbyllur, as të hapur. E bëri qesharake. Siç mund të bëhet çdo gjë që lihet në dorë të Flamurit.

Next Post
Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In