• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

by E S
01/05/2026 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur në një parti ka vetëm një emër në fletë, nuk ka më zgjedhje, ka thjesht nënshtrim. Kjo ishte fryma e debatit të së premtes në emisionin “Studio Live” në Report TV, ku situata në Partinë Demokratike u cilësua si një proces pa alternativë dhe pa standard demokratik.

Avokati Zaçe Islami dhe ish-oficeri i Gardës Tori Agolli hodhën akuza të forta ndaj mënyrës si po zhvillohet procesi i blinduar për kreun e PD-së

Për Zaçe Islamin, Sali Berisha ngjan si dy pika uji me Enver Hoxhën duke vënë në pikëpyetje vetë kuptimin e garës për kryetar.

“Me kë garoi Enver Hoxha? Garoi me njeri? Jo! Saliu me Enverin ngjajnë si dy pika uji. Mos prisni gjë nga ai. Saliu nuk ikën nga pushteti deri sa të vdesë”, u shpreh ai, duke e cilësuar Berishën si produkt të sistemit të vjetër.

Në të njëjtën linjë, Agolli ironizoi procesin e zgjedhjes së kreut të PD-së, duke thënë se “Saliu garon me Berishën” Ai shkoi edhe më tej, duke akuzuar Partinë Demokratike se ka humbur funksionin e saj si forcë opozitare dhe ka zhgënjyer mbështetësit ndër vite.

“Saliu garon me Berishën. Janë dy kandidatë të fortë. Kjo forcë politike, për fatin e keq të shqiptarëve, është fatkeqësi kombëtare që PD udhëhiqet nga një ekstremist komunist si Sali Berisha PD vrau shpresat e mijëra shqiptarëve që e deshën këtë vend. Është fatkeqësi kombëtare që PD-në e udhëheq dikush që s’ka asnjë lidhje me demokracinë’ tha Agolli.

Islami shkoi edhe më tej në deklaratat e tij, duke e quajtur Partinë Demokratike “pjesë të Partisë së Punës” që vepron në kornizat e fashizmit.

“Pra do të thotë që mbështet diktaturën dhe që zgjedhjet për kryetarin janë diktatoriale siç i bëri Enveri në vitin 1946. PD nuk është Parti Demokratike por Parti Fashiste. Kjo parti ka mbaruar” tha Islami

“Ke Albana Vokshin, mbesa e Bije Vokshit që ka mbajtur Enver Hoxhën në shtëpi. Nuk është një pjesë… shumica e PD-së është komuniste” replikoi Agolli

Deklaratat e Agollit dhe Islamit vijnë në një moment kur në PD nuk ka fare garë për kryetar, pasi në listë është vetëm Sali Berisha. Tentativa e tij për të krijuar një garë gjasme reale brenda PD-së zgjati shumë pak. Mjekja Mereme Sela, që shfaqi ambicie për ta sfiduar Berishën, qëndroi në lojë vetëm 24 orë. Edhe pse dorëzoi dokumentet, ajo u skualifikua me argumentin se nuk plotëson profilin e nevojshëm publik dhe politik.

Të njëjtën rrugë ndoqi PD edhe ndaj Vladimir Mulajt, emri i të cilit u bë publik vetëm këtë të premte, por që sipas selisë blu nuk kishte eksperiencë në drejtimin e strukturave të partisë. Ndërkohë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD nuk mori fare në shqyrtim kërkesat e Evi Kokalarit, Alesia Balliut dhe Ervin Salianjit.

Në fund, në garën e 23 majit mbetet vetëm një emër: Sali Berisha.

Next Post
I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com