• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne do na digjnin me benzinë po të…”/ Braçe ashpërson tonet ndaj Metës për “Kushtetuesen”

by Java News
05/03/2020 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri Erion Braçe, në studion e Ilva Now foli me tone të larta dhe të ashpra në drejtim të Presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij ka shkelur rëndë ligjin dhe ka komprometuar reformën në drejtësi teksa ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila përveçse nuk ishte tek tri emrat e parë të propozuar nga KED, është gjithashtu partnerja e sekretarit të PD, çka tregon sipas tij se është e varur politikisht.

“Nuk i kemi hequr asnjë kompetencë presidentit. Ai ka për detyrim që të caktojë gjyqtarët jo nga kuvendi, por nga lista e KED, institucioni që ka dalë na reforma në drejtësi, ku duhet të zgjedhë nga tre të parët në listë. Ai ka shkuar tej, tek i katërti dhe ka shkelur ligjin rëndë dhe ka komprometuar rëndë reformën në drejtësi. Dhe meqë asnjë s’e merr guximin ta thotë, po e them unë.

“Ka emëruar, duke komprometuar rëndë reformën në drejtësi një gjyqtare që është e varur politikisht në mënyrën më të qartë të mundshme me PD dhe me një nga sekretarët e PD. Imagjinoni sikur ne të kishim zgjedhur gruan e Taulant Ballës në Gjykatën Kushtetuese. E ka në shtëpi dhe është sekretar i PD. Imagjinoni sikur PS të kishim zgjedhur gruan e Taulant Ballës, do na kishin djegur me benzinë siç u nisën të na digjnin me benzinë dhe askush s’e thotë me zë të lartë”, tha Braçe.

Zv/kryeministri i quajti sulm i drejtpërdrejtë ndaj reformës në drejtësi të gjitha akuzat e lëshuara ndaj mazhorancës për kapje të institucioneve të drejtësisë, siç është edhe Gjykata e Lartë.

I pyetur lidhur me projektin më të fundit të qeverisë të lançuar nga kryeministri, atë për amnistinë fiskale, z. Braçe e cilësoi një nismë të dobishme që do t’i shërbejë në radhë të parë emigrantëve që kanë punuar në të zezë, por edhe fermerëve të cilët për shkak të tavanit të vendosur nga qeveria nuk i kanë deklaruar plotësisht të ardhurat.

Edhe pse pranoi se bëhet fjalë për evazion fiskal, zoti Braçe e justifikoi faljen e tyre me faktin se këto para duhet të investohen duke i shërbyer ekonomisë së vendit,

“Amnistia fiskale bëhet për disa kategori, ku më kryesorët janë emigrantët, që kanë punuar në gjysmë punë formale e më tutje në të zezë e lekët i mbajnë në shtëpi atje ku janë. Për shkak të disa masave fiskale të ndërmarra nga qeveria një pjesë e parave të atyre që merren me punë janë nëpër shtëpi. Çfarë duhet të bëjmë me to, ti lëmë në shtëpi? Nuk ka fermer sot në Divjakë që nuk i bën 50 mln lekët në vit. ne kemi një tavan që deri në 50 mln lekë nuk paguan taksa. Çfarë do bëjmë, do ua lëmë paratë në shtëpi? Kjo pjesa e mirë është më masivja, ata që merren me punë bujqësie janë më shumë se ata që mendoni ju.

Të gjithë këta që kanë grumbulluar lekë, edhe me evazion fiskal, do t’ua lëmë paratë në shtëpi? Jo. Këto para duhet të riinvestohen se i shkojnë Shqipërisë”, – tha z.Braçe.

I pyetur nëse të njëjtin ton të lartë zëri përdorte edhe me kryeministrin, z. Braçe tha se ai ishte i njëjti kur fliste me këdo, edhe pse pranoi se gjatë vitit që kishte qenë në këtë detyrë të rëndësishme kishte ndryshuar.

“Unë nuk bëj me gjasme. S’kam një ton për ty, një për socialistët, një në Divjakë. Unë kështu jam, kështu flas, është pjesë e pasionit me të cilin marr punën. Kam ndryshuar shumë dhe jam kultivuar, po”, tha Braçe. /e.s/

Next Post

10 të prekur nga koronavirusi/ Greqia mbyll shkollat, universitetet dhe ambientet publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com