• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në çadrën e PD edhe një senator hajdut nga Italia, Di Biaggio vodhi mbi 450 mijë euro nga qytetarët

by Java News
19/03/2017 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi dje në çadrën e protestës, senatorin italian Aldo di Biaggio, duke u shprehur se ai është një tjetër person që i shtohet mbështetjes që ndërkombëtarët po i bëjnë opozitës. Sipas Bashës, edhe senatori italian është ngritur për të kërkuar zgjedhjet të lira për shqiptarët si dhe luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Por kush është në të vërtetë senatori italian Di Biaggio?!

Redaksia Lexo.al ka zbuluar se senatori Di Biaggio, është një zyrtar i lartë me precedentë penalë në vendin fqinj, për shpërdorim detyre dhe përvetësim të mbi 450 mijë eurove në dëm të qytetarëve italianë. Në një artikull të botuar nga “Huffington Post”, rezulton se Di Biaggio është akuzuar nga organet e rendit në Itali, në vitin 2013, për ngritjen e një skeme mashtruese, dhe vjedhjen e miliona eurove.

Di Biaggio, në atë kohë, shefi i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Itali, kishte krijuar një skemë mashtruese, ku përfitonte pensionet e personave italianë që jetonin jashte vendit. Por u zbulua se këta persona kishin ndërruar jetë me kohë. Kjo bëri që Prokuroria italiane të nisë dyshimet për ngritjen e skemës mashtruese

Hetimet zbuluan se në llogarinë bankare të senatorit italian kishin kaluar mbi 450 mijë dollarë, ndërsa u dyshua në atë kohë se skandali shkonte në miliona euro, të cilat ndaheshin në shumë persona përgjegjës, mes të cilëve edhe senatori Di Biaggio.

Konkretisht, sipas asaj që raporton “Huffington Post”, është zbuluar se përmes kësaj skeme mashtruese, Di Biaggio dhe bashkëpunëtorët e tij ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro. Në atë vit, Prokuroria sekuestroi edhe 3 apartamente luskoze, përkatësisht në Romë, Zvicër dhe Milano.

Tashmë është e qartë se opozita dhe konkretisht kreu i saj Lulzim Basha ka humbur përkrahjen e ndërkombëtarëve. Në këtë gjendje dëshpëruese, dhe përballë frikës së vullnetit të qytetarëve më 18 Qershor dhe procesit të Vettingut të bllokuar përmes bojkotit, Basha ka zgjedhur të mbajë afër kriminelë dhe persona të tjerë me precendetë penalë.

I tillë ishte edhe rasti i Xhavit Konit dhe Valbona Duka, të cilët akuzuan Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por investigimet e mediave zbuluan se këta persona, që PD dhe Basha strehon, janë persona të akuzuar për trafiqe dhe vrasje.

Siç duket, e vetmja rrugë për Bashën është ajo e afrimit të kriminelëve, duke shtuar edhe më tej dozën e absurdit, për të kërkuar zgjedhje të lira, me të tillë persona në krah. Kjo shpjegon edhe një herë tjetër insistimin e PD-së për të bllokuar procesin e Vettingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi.

Next Post
Sherri dje në Bathore, daja mbeti viktimë e konfliktit mes adoleshentëve

Sherri dje në Bathore, daja mbeti viktimë e konfliktit mes adoleshentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com