• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri dje në Bathore, daja mbeti viktimë e konfliktit mes adoleshentëve

by Java News
19/03/2017 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëri nga vëllezërit që u plagos me armë zjarri pasditen e së premtes në Bathore nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në një spital privat ku u dërgua për ndërhyrje të specializuar. Viktima është Aleksandër Barlika, 35 vjeç, baba i tre fëmijëve të mitur, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja të premten në Tiranë. Ndërsa vëllai i tij, Altin Barlika, 38 vjeç, që po ashtu mbeti i plagosur gjatë përleshjes, është arrestuar dje në spital nga Policia e Tiranës, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Disa minuta pasi ndodhi ngjarja pasditen e së premtes, Policia arrestoi një 16-vjeçar, Ledjan C., të dyshuar për plagosjen e dy vëllezërve. Ndërsa dje është vënë në pranga edhe babai i tij, Rasim Cani, 49 vjeç, i akuzuar për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim me të birin dhe plagosje të lehtë me dashje.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe 16-vjeçarin Klaudio P., nipi i viktimës (djalin e motrës), për plagosje të lehtë dhe moskallëzim krimi. Policia tha se në vendin e ngjarjes ka gjetur dy armë zjarri, një pistoletë “TT”, me një krehër me 8 fishekë dhe një armë gjahu, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

KONFLIKTI

Konflikti mes dy familjeve, që përfundoi me një të vrarë, një të plagosur dhe katër të arrestuar, ka nisur paraditen e së premtes mes dy adoleshentëve, Ledjan C. dhe Klaudoi P.. Dy 16-vjeçarët, të dy banues në Bathore, dhe që janë nxënës në të njëjtën shkollë në Kamzë, ishin konfliktuar për motive banale, që kishin nisur me fyerje të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit.

Por, duke mos e mbyllur me kaq sherrin e lindur mes tyre, adoleshentët kanë futur në konflikt edhe familjarët. Klaudio ka shkuar te dy dajat e tij, Aleksandër dhe Altin Barlika, ndërsa Ledjani i ka thënë të atit dhe vëllait të tij të madh. Në kohën që Klaudoi po bisedonte në lokalin e dajës së tij, Aleksandrit, aty ka mbërritur shoku i tij i shkollës, i shoqëruar nga babai dhe vëllai.

Policia tha se të dyja palët kanë qenë të armatosur. Ata të familjes Cani, me origjinë nga Dibra, kishin marrë me vetë një çifte, ndërsa dy vëllezërit Barlika nga Mati, kishin një pistoletë “TT”. Por fillimisht, sipas Policisë, mes 6 personave ka pasur një përplasje fizike, në lokalin që ndodhet në lagjen nr.1 të Bathores.

Më pas, të dy palët kanë nxjerrë armët. Por gjatë përplasjes është shkrepur vetëm njëra armë, çiftja që Ledjani ia ka marrë nga dora të atit, duke qëlluar në drejtim të dy vëllezërve. Policia tha dje se Altin Barlika, tashmë i arrestuar, ka nxjerrë nga brezi pistoletën, por nuk ka arritur ta shkrepë, pasi ka mbetur i plagosur.

AUTORI

Patrullat e Komisariatit nr.5 kanë arritur të ndalojnë 16-vjeçarin Lejdan C., teksa po largohej në këmbë në drejtim të shtëpisë, në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Menjëherë sapo është përballur me forcat e rendit, adoleshenti ka pranuar autorësinë, duke u shprehur se kishte qëlluar ndaj vëllezërve në shenjë hakmarrjeje.

Megjithatë, ai ka tentuar që të mos e përfshijë në ngjarje babanë e tij, duke marrë vetë përgjegjësinë e krimit. Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Komisariatit, adoleshenti është shprehur se disa orë para ngjarjes, dy vëllezërit e kishin vënë në lojë, e kishin tallur, fyer, madje njëri prej tyre e kishte qëlluar me shpullë. Sipas tij, kjo kishte ndodhur pasi ai ishte konfliktuar me nipin e tyre, me të cilin është në të njëjtën shkollë.

Dëshmitarët

Sherri mes 6 personave që u mbyll tragjikisht me vdekjen e njërit prej vëllezërve të plagosur pasditen e së premtes, është parë nga dhjetëra dëshmitarë, kalimtarë e klientë në lokalin e viktimës. Shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë shoqëruar disa prej dëshmitarëve, për të marrë deklarimet e tyre, në mënyrë që të zbuloheshin rrethanat dhe autorët e përfshirë në konflikt.

Dëshmitë e tyre çuan në zbulimin e personave të tjerë që u përfshinë në ngjarje, pasi deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia kishte vetëm një të arrestuar, i cili nuk tregonte asnjë emër tjetër, duke marrë vetë gjithë përgjegjësinë. Por dëshmitarët deklaruan në Polici se në konflikt kishin marrë pjesë disa persona dhe sherri kishte qenë shumë i dhunshëm. Sipas tyre, palët ishin përleshur fizikisht, duke qëlluar njëri-tjetrin me sende të forta, çfarë gjenin në tokë dhe në lokal.

Por në momentin që kanë parë armët, dëshmitarët kanë pohuar se kanë ikur me vrap dhe kanë lajmëruar policinë. Ata nuk kanë arritur të shpjegojnë para oficerëve të Policisë se kush mund të kishte qëlluar me armë nga personat që po ziheshin, pasi sipas tyre nuk kanë qenë prezentë në momentin që janë shkrepur. Megjithatë, kanë pohuar se të dyja palët kanë qenë të armatosura. panorama

ma.me

 

 

 

Next Post
Sekretet e Shtëpisë së Bardhë, ja çfarë fshihen në të

Alarmi për bombë në Shtëpinë e Bardhë, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zero tolerancë”, Sula paralajmëron kontrolle të ashpra në bregdet gjatë verës

“Zero tolerancë”, Sula paralajmëron kontrolle të ashpra në bregdet gjatë verës

May 20, 2026
Pesë shtete të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun europian

Pesë shtete të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun europian

May 20, 2026
Ish-kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Ish-kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

May 20, 2026
Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Alqi Bllakon

May 20, 2026
Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

May 20, 2026
Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

May 20, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

May 20, 2026
“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

May 20, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

May 20, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In