• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në bregun e padijes

by Java News
24/10/2015 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Kemi një klasë politike e cila lëçit pak, por që është tejet e zonja në përdorimin e metaforës. Eshtë zakon i vjetër që gazetarët të mundohen të lexojnë mes rreshtash dhe të deshifrojnë. Nuk jam i aftë të them se kur ka nisur, por tashmë e folura me nënkuptime, me mesazhe të tërthorta, me kunja të hedhura në largësi për tymçe të paplasura, është kthyer në sportin e vetëm politik. Sa herë ka ngjarje, gazetarët duhet të mprehin vigjilencën për të kuptuar humorin ose të papriturat që po gatuhen në kuzhinën e politikës.

Në festën e Kombëtares, Meta sajdisi Nishanin, e ky i fundit tifozët kuqezi dhe Lulin. Në zijafetin e Filipit u gëzua njerëzia se Rama dhe Meta ndenjën në të njëjtën tryezë, por në Kuvend, teksa Rama fliste, jo vetëm Meta, por edhe ministrat e deputetët e tij nuk qëndruan në sallë. Ristani e shkundi votën në këshillin e mandateve, por Jozefina i tundifacebook-un; nga partia doli deklarata. Me kë është Ristani? Me Lulin, apo me doktorin?

Çkodifikimi i gjithë këtyre ngjarjeve dhe historive të verdha ka gjasa të kryhet vetëm me metodat analoge që përdoreshin dikur në luftën e ftohtë. Nuk ka përse krijon çudi nëse sheh komentatorë apo analistë të marrin librin e telefonit, volumin me kapak të kuq të “Shënime mbi Kinën”, apo fjalëkryqet e Kadri Vokopolës, dhe mes gërmave, faqeve, shenjave rendore, të gjejnë mesazhet e duhura, urdhra, kumte të padala në pah. I vetmi që flet ashiqare është Albin Kurti, i cili pritet që së shpejti të nxjerrë në dritë një doracak për përdorimin shëndetësor të gazit lotsjellës. Të tjerët janë të mbuluar nga një tis enigmatik, nga një tymnajë që krijon perden ndarëse me vdekatarët e thjeshtë. Ata që munden ta kuptojnë enigmën, të gjejnë çelësat e duhur, si Withers-i fjala vjen, ata fitojnë bregun e pakicës që gëzon diturinë.

Ndaj dhe politikanët e ditur shkojnë vetëm tek gazetarët e ditur. Nëse kryeministri thotë se nuk ka biseduar kurrë me Metën për ndryshime në qeveri, çkoduesit e ditur e dinë se kur bie qeveria, para Kshnellave apo para Shën Valentinit. Kur Ilir Meta shton të nesërmen se qeveria ka nevojë për impulse të reja, atëherë një pjesë e parashikimit doli: pra, qeveria bie. Tash na duhet të gjejmë vetëm kohën; rinis shfletimi i librave që përmbajnë sekretin e zbërthimit, “Si të gatuajmë”, apo Vepra 19, botimi i parë!

Jetojmë në një kohë kur edhe fqinja e lagjes me forma të rrumbullakëta bëhet celebrity prej Instagram-it dhe rrjeteve sociale. Bjerrim ditët tona duke shkëmbyer mesazhe në kohë reale me Alaskën, ku flasim pa pare me Viper me Moskën; naçut nuk shkojnë më në kinema, se presin ta shkarkojnë filmin nga interneti, ku intelektualët e rinj nuk diskutojnë për diferencat mes Remarkut, Heminguejit, Dos Pasosit, por bëjnë debat për serialët suedezë dhe vlerat e“Breaking Bad”-it. Pikërisht në këtë kohë, kur fëmija të njofton me whatsapp t’i vësh gjellën në zjarr, se po vjen nga shkolla, ti je në bregun e padijes duke kruar kokën, sepse ende nuk ke gjetur çelësin e zbërthimit të fjalës “impuls” që del prej një takimi të shumëditurish, si Ruçi, Xhafa, Rama, Meta.

Më mirë t’i japësh dum dhe të presësh mos të tregon diçka Preçi tek Fevziu, meqë po administron negociatat Rama-Basha! /TeSheshi/

Next Post

MOTO GP / Marquez në vendin e parë, Rossi në të tretin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com