• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në ankand piktura e plaçkitur nga nazistët

by Java News
25/06/2015 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kalorës mbi kuaj bojë kafe shëtisin buzë ujit. Burrat mbajnë veshur çizme kalërimi, kapele dhe xhaketa. Valët janë xhentike, por fuqia e oqeanit prapa tyre është e dukshme.

Max Liebermann (1847-1935) ka vënë mbi kanavacë shumë skena të tilla. Impresionisti shpeshherë ishte tërhequr në gjirin e Holandës, ku gjente inspirim në dritë, njerëz e peizazhe. Liebermann ishte bashkëthemelues dhe udhëheqës i asociacionit të artit “Berlin Secession” dhe kryetar i Akademisë së Arteve të Prusisë.

Ishte sensacioni artistik i shekullit kur vepra në vitin 2012 u gjet në Mynih në një apartament të Cornelius Gurlittit, përkrah me qindra vepra të tjera, shumë prej të cilave dyshohej se ishin plaçkitur nga nazistët para disa dekadash. Autoritetet bavariane i kishin siguruar veprat dhe shteti menjëherë kishte angazhuar një ekip hulumtuesish që të shihnin origjinën e secilës vepër arti. Në vitin 2014, hulumtuesit erdhën në përfundimin se ishte “goxha e mundur” që piktura e Liebermannit të ishte përvetësuar nga nazistët në mënyrë joetike apo joligjore. Pastaj i ishte kthyer pronarit të mëparshëm. Tani pritet që të grumbullojë së paku 480 mijë euro në një ankand në “Sotheby” në Londër.

Më 1954, nëntë vjet pas përfundimit të luftës, “Two Riders” ishte ekspozuar në një ekspozitë retrospektive të Liebermannit në “Kunsthalle Bremen”. Në vitin 1960, u ekspozua në Berlin, Recklinghausen dhe në Vjenë.

“Askush asokohe nuk bëri akuza se ajo ishte plaçkitur nga nazistët”, ka shkruar e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Ata që kishin vështruar katalogun me vepra të Liebermannit, kanë gjetur se pronari i pikturës ishte David Friedmann, një hebre dhe koleksionues arti në Breslau, tani qyteti polak Varshava. Sipas të dhënave, ai ka qenë pronar i pikturës së paku deri më 1928.

“Së paku në vitin 1938, familja e David Friedmann ishte persekutuar nga nazistët”, ka shkruar ekipi i hulumtuesve i njohur si “Taskforce Schwabinger Kunstfund”.

Dëshmi e asaj që ndodhi më tej mund të gjenden në letra të zyrtarit të Breslau, Dr. Ernst Westram me ministrin e financave të Gjermanisë naziste, Walther Funk, më 5 dhjetor të vitit 1939, në të cilat Ëestram pyeste se si “ligjërisht” mund t’ua merrte hebrenjve veprat e tyre të vlefshme të artit. Një vlerësim zyrtar i koleksionit të David Friedmannit, që përfshinte edhe “The Tëo Riders”, për Ëestram dukej të ishte shumë i ulët.

Ai konsideronte se “Riders” e kishin vlerën 15 herë më shumë sesa vlerësimi që u ishte bërë. Nazistët ia ndaluan Friedmannit të shiste koleksionin e tij. Tre vjet më vonë, ai vdiq për shkaqe natyrore. Pjesa tjetër e familjes së tij ishte vrarë gjatë Holokaustit.

Drejtori i muzeut “Silesian Museum of Fine Arts” në Breslau, Conrad Müller Hofstede, e solli pikturën në një ankand duke e vlerësuar me 1.600 marka të asaj kohe , megjithëse data e këtij transaksioni mbetet e panjohur. Në vitin 1942 ai e shiti “Riders” te babai i Cornelius Gurlitt, Hildebrand Gurlitt, që njihej nga disa si “dileri i artit i Adolf Hitlerit”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, të ashtuquajturit ekspertë “Monuments Men – Allied” e morën veprën. Por ajo i ishte rikthyer Gurlittit në vitin 1950, për shkak të mungesës së dokumentacionit të posedimit. Gurlitt pretendonte se kishte qenë pronar i veprës qysh prej vitit 1933. Në këtë mënyrë, shumë vepra arti pas luftës ishin kthyer në duart e Cornelius Gurlitt. Ai vdiq në maj të vitit 2014 dhe koleksionin e tij ia la “Kunstmuseum” në Bernë të Zvicrës.

Next Post

Bashkëpunim me qeverinë italiane në fushën e arsimit profesional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

July 2, 2026
Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

July 2, 2026
Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

July 2, 2026
“Epsteini” ynë

“Flamingot” si fëmijë politikisht të padëshiruar të Berishës

July 2, 2026
Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

Do mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë, miratohet ligji që zgjeron kompetencat e SHISH

July 2, 2026
Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé

July 2, 2026
Spiuni i Iranit

Spiuni i Iranit

July 2, 2026
Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In