• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndryshon kufiri për tatimin e rrogave, ja sa do të ulet taksa

by Java News
08/10/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa e re fiskale do të ulë taksat për rrogat mbi 130 mijë lekë. Aktualisht, këto rroga paguajnë 23 për qind tatim, por me paketën e re fiskale tatimi 23 për qind do të paguhet për rrogat mbi 150 mijë lekë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit të paketës fiskale tha se nga ulja e taksës do të përfitojnë 15,400 të punësuar. Po si do të llogaritet tatimi 23 për qind mbi pagat 150 mijë lekë dhe sa do të përfitojnë të punësuarit me rroga nën 150 mijë lekë. Gazeta boton shembullin zyrtar të llogaritjes së tatimit mbi pagat. Për ta konkretizuar për qytetarët po japim llogaritjen e tatimit për një qytetar që e ka rrogën 140 mijë.

Qeveria

Aktualisht, tatimi për rrogat mbi 130 mijë lekë llogaritet: 13 mijë + 23 për qind të diferencës së rrogës që në këtë rast është 140 mijë – 130 mijë që është kufiri ku ndryshon tatimi. Për këtë rrogë tatimi është 15,300 lekë, pra, i llogaritur nga 13 mijë + 23 për qind të 10 mijë lekëshit, 13 mijë + 2,300 lekë, arrin në vlerën 15,300 lekë. Pas 1 janarit 2019, tatimi për rrogat e larta ndryshon, pasi 23 për qind do të paguajnë rrogat mbi 150 mijë lekë.

Në këtë rast, tatimi për rrogat nën 150 mijë lekë do të llogaritet 13 për qind, duke zbritur shumën 30 mijë lekë pasi tatimi deri në këtë vlerë është zero. Tatimi në këtë rast do të jetë 14,300 lekë. Pra, me ndryshimet fiskale, një qytetar që ka rrogën 140 mijë lekë do të paguajë 1 mijë lekë më pak. Sipas shembullit që sjell gazeta, çdo qytetar mund të kryejë vetë llogaritjet për diferencën e tatimit që paguan aktualisht dhe atë që do të paguajë pas 1 janari 2019. Paketa e re fiskale do të përfshijë edhe ndryshime të tjera, siç është tatimi mbi dividendin, që korporatat e mëdha shpërndajnë si fitim, do të ulet në 8 për qind nga 15 për qind që paguhet.

Po ashtu, me paketën e re fiskale do të rritet e akcizës së duhanit dhe të rentës minerare për eksportin e kromit nga 6 për qind në 9 për qind. Ligji për akcizat do të përfshijë edhe vendosjen e akcizës për zhavorret bituminoze, që përdoren si lëndë djegëse alternative. Tatimi mbi vlerën e shtuar ka disa ulje të konsiderueshme, një normë e reduktuar e TVSH-së për importin e autobusëve elektrikë në masën 10 për qind. Ndryshimet në ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar do të sjellin përjashtimin në import të lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik si dhe përjashtimi nga TVSH i furnizimit të nënkontraktorëve për kontraktorët në industrinë fason.

PAKETA FISKALE

LIGJI “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”

Ulja e normës së tatimit mbi dividendin nga 15% në 8% Rritja e kufirit të pagës që tatohet me 23% nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë Dispozitë antishmangie për fitimet kapitale të jorezidentëve në lidhje me shitjen e kuotave të kompanive apo aktivet që ndodhen në Shqipëri

LIGJI “PËR TAKSAT NACIONALE”

Kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike, te taksimi i materialeve plastike Rritja e rentës minerare për eksportin e kromit nga 6% në 9%

LIGJI “PËR AKCIZAT”

Vendosja e akcizës për zhavorret bituminoze, që përdoren si lëndë djegëse alternative Rritja e akcizës për duhanin e përpunuar Llogaritja e akcizës për biokarburantet nga lekë/kg në lekë/litër

LIGJI PËR TVSH

Përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik Përjashtimi nga TVSH i furnizimit të nënkontraktorëve për kontraktorët në industrinë fason Normë e reduktuar TVSH në 10% për importin e autobusëve elektrikë të transportit publik. panorama

ma.me

Next Post
Suedezët prodhojnë një Nobel alternativ për Letërsinë

Çmimi Nobel për paqe, dy “heronjtë” tregojnë historitë e jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

September 17, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

September 17, 2026
FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

September 17, 2026
LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

September 17, 2026
Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

September 17, 2026
Tabaku në Kuvend: Tërhiqeni ligjin për magjistratët, është shkelur procedura parlamentare! Gjyqtarët dy muaj pa paga

Tabaku në Kuvend: Tërhiqeni ligjin për magjistratët, është shkelur procedura parlamentare! Gjyqtarët dy muaj pa paga

September 17, 2026
Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

September 17, 2026
Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

September 17, 2026
DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

September 17, 2026
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com