• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimi i opinionit për SPAK-un ndër votuesit socialistë

by Eduard Zaloshnja
18/12/2025 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që kreva në janar, përfshihej edhe një pyetje mbi vlerësimin që kishin të anketuarit për punën e SPAK-ut. Ndër të anketuarit që kishin votuar për PS-në në zgjedhjet paraardhëse, plot 75% e tyre kishin vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut (6% negativ dhe 19% të dyzuar).

Vijmë tek e djela e fundit (14 dhjetor). Në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se vetëm 49% e të anketuarve që kishin votuar për PS-në në zgjedhjet paraardhëse kishin vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut në tre vjetët e fundit (22% negativ dhe 29% të dyzuar).

Ndërkohë, pothuaj 100% e tyre ishin të mendimit se SPAK-u është treguar më i ashpër me mazhorancën, se sa me opozitën. Rënia e kuotave të SPAK-ut ndër votuesit socialistë mund të lidhet pikërisht me këtë të dhënë të fundit. Votuesit socialistë po shohin se eksponentët më të lartë politikë të partisë së tyre kanë përfunduar në burg ose po kërkohet arrestimi i tyre, ndërkohë që Berisha & company nuk po akuzohen penalisht për krimin shtetëror të 21 janarit (i cilësuar kështu nga Gjykata e Strasburgut) apo për tragjedhinë e Gërdecit.

Gjithashtu në rënien e kuotave të SPAK-ut ndër votuesit socialistë mund të ketë ndikuar edhe fakti se Kryesocialisti Rama e rrëzoi paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e SPAK-ut për pezullimin e Zv.Kryeministres së tij. Mbetet të shihet se çfarë qendrimi do të mbajë ai për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të saj, e sesi do ta presë elektorati socialist qendrimin e tij…

SHËNIM: Në çdo sondazh ku kam pyetur rreth SPAK-ut, shumica dërrmuese e votuesve të PD-ASHM janë shprehur negativisht, ndërsa shumica dërrmuese e votuesve të partive të vogla dhe mosvotuesit janë shprehur pozitivisht.

Next Post
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

Comments 1

  1. leka says:
    4 months ago

    Ne rast se SPAKU ka prova te pakundershtyese per ekspine tet e maxgirances do ngrihet perseri mbeagretja per te por ne rast se per shume ceshtje gjykata e Strazburgut do i jap pafajsine atehere esgtetja do zbehet .APAKU tani me Klodian Brahon mebdoj ae do jete ne oa abesi ne hetime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In