• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi i ka përjashtuar bizneset e vogla

by A R
17/05/2026 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse në ligj parashikohej që nuk do të kishte kontrolle nga tatimet, udhëzimi i paqes fiskale, i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, sjell disa ndryshime krahasuar me draftimin fillestar të ligjit.

“Ka disa ndryshime ku udhëzimi ka bërë disa kufizime nga ligji. Në udhëzim theksohet se tatimet nuk do të kontrollojnë vetëm për çështjen për të cilën subjekti bën aplikimin e marrëveshjes. Një tjetër ndryshim është se marrëveshja nuk zbatohet për subjektet që kanë qarkullim nën 14 milionë lekë të reja. Pra, janë përjashtuar bizneset e vogla. Ligji në fillim i adresohej të gjithëve, ndërsa udhëzimi i adresohet vetëm një pjese të tyre. Ky është një udhëzim i rëndësishëm, sepse nga paqja fiskale duhet të përfitojnë të gjithë”, tha Edvin Stefani, ekspert kontabël.

Sipas shembullit të parashikuar në udhëzim, mbi fitimin e vitit paraardhës do të shtohet një marzh prej 18% për vitin pasardhës dhe çdo fitim që kalon këtë prag do të tatohet me vetëm 5%.

E thënë ndryshe, nëse një biznes që aplikon për marrëveshjen, ka deklaruar 5 milionë lekë fitim, atëherë deri në 18% shtesë të vlerës së vitit të kaluar subjekti do të tatohet me 15%, ndërsa mbi këtë prag vetëm me 5%, në këmbim që tatimet të mos ushtrojnë kontrolle për këtë pjesë.

“Marrëveshja nxit që të ketë deklarime shtesë. Çdo biznes, teorikisht, edhe pa marrëveshje ka të drejtë të rideklarojë pasqyrat e tij dhe të paguajë detyrimet përkatëse. Në këtë aspekt, marrëveshja shihet si lehtësi, pasi nuk paguhet 15%, por vetëm 5%”, theksoi Stefani.

Sipas ekspertëve, numri i subjekteve që pritet të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje do të jetë i lartë, pasi në teori shumica e bizneseve kanë kryer evazion fiskal.

“Marrëveshja ndoshta nuk prek 100% të bizneseve, por prek të paktën 99% të tyre, pasi kanë bërë evazion fiskal. Këtë mund ta shohim edhe te llogaritë e ortakëve, që është një detaj teknik për dëgjuesit, por lidhet me mënyrën se si është trajtuar paraja e palegalizuar. Shumë biznese kanë blerë asete pa dokumentacion të rregullt dhe paqja fiskale do t’u japë mundësi për formalizim”, tha eksperti.

Kur u përfol për herë të parë, paqja fiskale solli debat në opinionin publik dhe rekomandime nga ndërkombëtarët, pasi shihet si një instrument që mund të përdoret edhe për legalizimin e parave informale në vend.

Next Post
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Shoferët e moshës 25-30 vjeç janë më agresivët në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shumica e maturantëve zgjedhin publikun, shtohen aplikimet tek Ekonomiku e Juridiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

August 26, 2026
Dëgjoje heshtjen!

116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e familjes së shqiptares! Studiuesi zbulon dëshirën e saj më të madhe (VIDEO)

August 26, 2026
Universitetet, Viti Akademik do nisë më 5 tetor, ministrja Kumbaro: Investime për të shtuar hapësirat e modernizuara për student e pedagogë!

Universitetet, Viti Akademik do nisë më 5 tetor, ministrja Kumbaro: Investime për të shtuar hapësirat e modernizuara për student e pedagogë!

August 26, 2026
Viroza, verë dhe pushime, shtohet fluksi i pacientëve në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit!

Viroza, verë dhe pushime, shtohet fluksi i pacientëve në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit!

August 26, 2026
Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

August 26, 2026
Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

“Ethet e Nilit” shpërthejnë edhe në Holandë, shënohet viktima e parë, autoritetet dhe OBSH japin alarmin!

August 26, 2026
Riaktivizohet zjarri në malin e “Qafë Helmesit”, era favorizon flakët që po i afrohen fshatit Koçaj! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malin e “Qafë Helmesit”, era favorizon flakët që po i afrohen fshatit Koçaj! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

August 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Ulen tensionet në Hormuz, bie dhe çmimi i naftës për të tretën ditë radhazi, shkon në 86 dollarë për fuçi!

August 26, 2026
Princi Harry dhe Meghan Markle zbarkojnë sot në Britani bashkë me fëmijët, do nisin një jetë të re!

Princi Harry dhe Meghan Markle zbarkojnë sot në Britani bashkë me fëmijët, do nisin një jetë të re!

August 26, 2026
Skuadra po humbte me të në fushë, trajneri e zëvendëson Ronaldon dhe Al Nassr përmbys ndeshjen!

Skuadra po humbte me të në fushë, trajneri e zëvendëson Ronaldon dhe Al Nassr përmbys ndeshjen!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com