• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndodh në Kosovë! Në grevë për rritje page, mbesin pa pagë fare

by A R
25/08/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 gushti i gjeti sërish në greva mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore të Kosovës.

Të gjithë kanë të njëjtën kërkesë – rritje të pagës prej 100 eurove.

Por, akoma pa përfunduar një ditë e grevës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, doli me vendim që grevistët të pezullohen nga e drejta për pagesë, pasi nga ta po kërkohet detyrim i bindjes për të punuar. Përmes një përgjigje me shkrim për Albanian Post zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, ka dërguar komunikatën që kanë pasur me sindikatat.

Aty ai pretendon t’ua ketë sqaruar grevistëve se po operon bazuar mbi ligjin.

“Neni 18, efektet e grevës së ligjshme gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.

“Disa kolegë në rrjete sociale (mbase jo me qëllim të keq) nuk e kanë pasqyruar mirë dispozitën ligjore, meqë  LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA, është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 dhe kjo ndalesë e pagës është paraparë me këtë plotësim ndryshimin e Ligjit. Andaj, pezullimi i obligimit për me punu dhe i pagës është obligim ligjor”, thuhet në komunikatën dërguar Albanian Post.

Spahiu e qartëson këtë duke thënë se pagesa do të bëhet varësisht nga orët që mbajnë mësimdhënësit.

“Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet”.

Jasharaj: Ky vendim nuk ka ardhur zyrtarisht tek ne

I kontaktuar nga Albanian Post, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, u shpreh se edhe pas këtij vendimi të pushtetit nuk do të ndalen deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Ai tha se nuk kanë qenë të informuar me kohë për këtë vendim.

“Në kuadër të BSPK-së, që edhe mund të flas në emër të të gjitha federatave pjesëmarrëse ky vendim nuk ka ardhur zyrtarisht tek ne. Vendimi ka qarkulluar dhe ka shkaktuar një shqetësim tek të gjithë ne”, thotë Jasharaj.

Ndërkaq, mbajtjen e grevës e konsideron si plotësisht diçka të drejtë nga ana e tyre.

“Në shtetet demokratike e drejta për grevë është e lejuar. I bëj thirrje kryeministrit Albin Kurti që të na plotësojë kërkesën për ndarje të 100 eurove, e pastaj të fillohet të bashkëpunohet për Projektligjin për pagat”.

Drejtori i Organizatës “EdGuard”, Rinor Qehaja, thotë se greva është e ligjshme, por hallin ka të nxënësit.

“Greva është mjet i ligjshëm sindikal, mirëpo ndërprerja e procesit mësimor, në këtë kohë pas më se dy vite të një mësimi të cunguar në pandemi është i papranueshëm dhe i padrejtë ndaj fëmijëve pikë së pari”.

Gjithsesi, qëllimin e grevës për rritje të pagës Qehaj e përkrah dhe shprehet optimist që të mund të zgjidhet kjo çështje.

“Nuk besoj që dikush mundet të argumentojë në favor të ndërprerjes së mësimit për arsye të një shujte. Rritje e pagave si reagim ndaj rritjes se çmimeve duhet të vijë menjëherë për të gjithë sektorët pa përjashtim. SBASHKU, është partner sindikal i qeveris dhe besoj shumë në vullnetin e mirë të të gjithëve që të tejkalohet kjo situatë”.

“Qeveria po kërcënon grevistët”

Edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka reaguar përmes një komunikate në rrjetin social ‘Facebook’ duke e konsideruar vendimin e Ministrisë së Financave si akt të paligjshëm.

“Partneri ynë Social – Qeveria po kërcënon grevistët dhe kjo është antiligjore se shkelet ligji për grevat, LIGJI Nr. 03/L-200, Neni 11, 13 dhe 18, e mbi të gjitha kjo nuk është aspak e mire”.

“Duam të informojmë opinionin se tash më jemi në grevë të përgjithshme, dhe jemi në grevë pa dëshirën tonë por të detyruar nga premtimet dhe zvarritjet në përmbushjen e kërkesave të ligjshme dhe të arsyeshme, nga premtimet që nuk u përmbushën kurrë dhe nga zvarritjet e qëllimshme që prodhuan këtë – hyrjen në grevë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Kundër një vendimi të tillë ka dalur edhe ish-zëvendësministri i Arsimit dhe ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jusuf Thaçi i cili ka thënë se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët.

“Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’i rrisë pagat në sektorin publik së paku deri në nivelin sa rritja e pagës ta reflektojë rritjen e kostos së jetesës. Derisa kjo rritje e pagave të bëhet me ligjin përkatës që është në procedurë e sipër, Qeveria duhet të gjej gjuhë të përbashkët me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik për të siguruar kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas Thaçit në rrethana aktuale kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve “nuk është as i drejtë e as nuk është zgjidhje”.

Kurti: Nuk është koha për grevë, është koha për punë

Në konferencën e mbajtur më 24 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i informuar për një hapë të tillë nga punëtorët e arsimit, por që nuk është momenti i duhur.

“Kërcënimi me paralizim të institucioneve dhe shërbimeve publike tash që Projektligji për pagat është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë, është gabim. Nuk është koha për grevë, është koha për punë, është koha që sindikatat t’i bëjnë komentet e tyre për Projektligjin për pagat”, tha kryeministri.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka hartuar projektligjin për pagat ditë më parë por që ky legjislacion duhet të kalojë fillimisht procedurat e konsultimeve paraprake e publike dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Next Post
A do të ketë Ilir Meta fatin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader?

A do të ketë Ilir Meta fatin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën, hetime për shkaqet!

September 5, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

Witkoff dhe Kushner vizitojnë Moskën për bisedimet e paqes me Ukrainën, Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev!

September 5, 2026
“Zgjerimi, sukses i përbashkët”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria ecën drejt objektivit për anëtarësim brenda kësaj dekade

“Zgjerimi, sukses i përbashkët”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria ecën drejt objektivit për anëtarësim brenda kësaj dekade

September 5, 2026
EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

September 5, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Nuk kam shpresë, kam frikë se…”- Shehi: Vajtja e Berishës në SHBA nuk ndryshon gjë për opozitën, si do ta rrëzojë Ramën kur vetë ka probleme me SPAK?!

September 5, 2026
FOTO/ Makina “Ford” shkrumbohet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë!

FOTO/ Makina “Ford” shkrumbohet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë!

September 5, 2026
“Nuk na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”- Rama nga forumi për Evropën në Itali: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

“Po më merr Putini në telefon!”- Rama batuta dhe mesazhe: Jemi i vetmi vend që nuk ka pasur një vizitë nga autoritetet ruse, nuk na merr malli!

September 5, 2026
“7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!”- Rama batuta nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE! Të dëgjojnë babanë, nënën, tezen…

“7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!”- Rama batuta nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE! Të dëgjojnë babanë, nënën, tezen…

September 5, 2026
Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

September 5, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Bashkia jep leje për vendosjen e ashensorëve në pallatet e vjetra, Veliaj urdhëron ngritjen e Task-Forcës për kontrollin e materialeve të sistemit kapot

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com