• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk kam shpresë, kam frikë se…”- Shehi: Vajtja e Berishës në SHBA nuk ndryshon gjë për opozitën, si do ta rrëzojë Ramën kur vetë ka probleme me SPAK?!

by A. Q
05/09/2026 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sukses për Berishën, por jo për opozitën.

Kështu e cilëson kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, vizitën e kryedemokratit në SHBA me vizë.

Shehi paralajmëroi 3 ditë më parë se votat e opozitës po tkurren gjithnjë edhe më shumë.

“Ndryshon për Berishën, për opozitën nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe. Si grata dhe non grata, Berisha politikën e ka bërë, Partinë Demokratike, vulën e selinë e mori. Në zgjedhje ka hyrë. Në qoftë se këto vota që qenë 600 e sa mijë u bën 500.000, herën që vjen bëhen më pak. Edhe unë kam frikë që kështu do të ndodhë. Kështu që unë nuk kam shpresë që kjo zgjidh gjë në rrafshin opozitar. Shpresën e kam te këto të rinjtë, te këto lëvizjet e reja”, tha ai për “A2”.

Pas kësaj Shehi i sugjeroi Berishës t’i japë zgjidhje bllokut opozitar dhe ta kuptojë që është jashtë ligjësive politike.

“Unë do të doja që mbasi i mbylli këto, të ketë një gjykim tjetër shumë më të ftohtë politikisht. Ta kuptojë që është jashtë ligjësisë politike. Nuk mund të rikthehesh pas tre herësh. Nuk ndodh. Nuk ka ndodhur. Kjo është një ligjësi e politikës. Është ligjësia e natyrës. Që kur ka një limit jeta edhe fizike, biologjike”, u shpreh Shehi.

Në këto kushte ai i solli në vëmendje kryeopozitarit përballjen me SPAK, një problem që sipas Shehit e dëmton opozitën për të ardhur në pushtet përballë kundërshtarit politik.

“Si do marrësh përsipër ti që do i drejtoje këta njerëz? Çfarë do bëjë ky? Pretendon kryeministrin Shqipërisë. Ti je i pari i këtij grupi, do shkosh ta drejtosh deri në çfarë viti? Pastaj ti kur vetë je nën probleme me SPAK. Siç thërrasin këta (të mazhorancës) në SPAK, të thërrasin edhe ty në SPAK. Dhe fillon të çarmatosesh. Me çfarë armësh do t’i biesh kundërshtarit? Duhet një analizë tjetër për këtë punë. Edhe nuk vlejnë këto lavditë e këto dekoratat, janë personale. Po kur do marrësh përsipër misionin që kjo qeveri do rrëzuar me të gjitha kushtet,  një nga kushtet është që mos jesh ti tabela e qitjes që ky Edi Rama të thotë që po iki unë po kush do vijë. Në qoftë se kjo punë e pengon rrëzimin e tij, gjykoj që opozita në mënyrë të detyrueshme, jo të natyrshme, po të detyrueshme duhet të gjejë një trajektore të re politike”, argumentoi ai.

Next Post
EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

October 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

Vendimi i Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Ja 3 kërkesat tona!

October 28, 2026
3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

October 28, 2026
Trafik droge dhe kërcënime, çmontohet organizata italo-shqiptare në Bolonja, 6 të arrestuar! Rrjeti drejtohej edhe nga burgu, ja çfarë u zbulua

Trafik droge dhe kërcënime, çmontohet organizata italo-shqiptare në Bolonja, 6 të arrestuar! Rrjeti drejtohej edhe nga burgu, ja çfarë u zbulua

October 28, 2026
EMRI/ Ishte i zhdukur prej ditësh, gjendet i hedhur në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri dhe më pas… (VIDEO)

EMRI/ Ishte i zhdukur prej ditësh, gjendet i hedhur në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri dhe më pas… (VIDEO)

October 28, 2026
Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

October 28, 2026
Dhuna në protestën e djeshme, Policia e Shtetit bën bilancin: 55 persona të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht!

Gazetari denoncon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën! Nuk do heshtim

October 28, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

October 28, 2026
“Kam fëmijën 12-vjeç, ka nevojë për mua”- Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt që u vra nga kunati, kundërshton paraburgimin!

“Kam fëmijën 12-vjeç, ka nevojë për mua”- Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt që u vra nga kunati, kundërshton paraburgimin!

October 28, 2026
BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In