Zjarr në një banesë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:35, në lagjen “Isa Boletini”.
Sipas burimeve zyrtare policore bëhet me dije se në banesën e shtetases T. L., rreth 61 vjeç, ka marrë flakë bombola e gazit dhe për pasojë është dëmtuar (djegur) lehtë vetë pronaria.
Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal për ndihmë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht për shkak të rrjedhjes së bomboles së gazit.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen dhe mbylljen e bomboles, pa probleme të mëtejshme.