• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E vetmja opozitë që s’ka dalë mendsh akoma…”, Rama reagon pas sulmit ndaj ministrave: Në nahijen tonë nuk ka më kaseta…

by A R
09/01/2026 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave të gazetarit dhe moderatorit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, se të paktën shtatë ministra kanë lënë kasetat sikur janë në punë dhe kanë shkuar në udhëtim.

Ai thotë se prej vitesh “nuk ka më kaseta në nahijen tonë”, teksa shton se është gati për t’u përballur me opozitën e vetme që ka mbetur në vend.

Reagimi:

“Blendi Fevziu i paskej rënë fort fare mbrëmë kambanës së alarmit, duke deklaruar live në sallonin e tij se ka me fakte që “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë”…

“Këtë jua garantoj”, ka thënë Fevziu, duke shtuar se “kjo është praktikë e paprecedentë, jashtë çdo standardi demokratik dhe nuk përdoret në asnjë vend tjetër të botës”.

Jo vetëm garancia e dhënë nga Fevziu nuk gjen mbështetje në asnjë fakt të regjistrit të udhëtimeve të ministrave (të cilët edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim) po është kaq larg realitetit, sa edhe vetë fakti që prej vitesh s’ka më kaseta në nahijen tonë:-)

E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine, ku Fevziu bashkë me Baton Haxhiun, andej hante mëngjes me llapingachos në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme Caranavi 8500 këmbë mbi nivelin e detit në Bolivi dhe këtej grindej live në Opinion deri në mesnatë po me Batonin – natyrisht bashkë me korin e llazoreve të sallonit të tij – sa për kronikën e zezë të javës e sa për përgjimet e zbardhura të ditës…

E që të jem korrekt me faktet, udhëtimet mbetën 6 sepse teksa kaseta e TV Klanit, transmetonte Fevziun që i kërkonte llogari live natën në ekran policisë shqiptare për gjendjen e rendit publik, Fevziu i vërtetë i jepte llogari live paradite policisë venezuelane pse dreqin donte të hynte në atë vend. Dhe ndërkohë që live këtej në Opinion, Fevziu me kostum e kravatë nxiste deri vonë sherrin e panelit me policinë, live andej në kufirin e Venezuelës policia e kthente mbrapsht Fevziun me këmishë me lule e kapele kashte, duke e konsideruar një demokrat shumë fanatik për të vizituar atë narkodiktaturë shumë krenare.

Kjo shaka e mbështetur në fakte reale, ishte goxha më shumë se gjysma e të vërtetës dhe nuk kishte absolutisht qëllim të nxirrte ndonjë inat të paprecedent jashtë çdo standarti demokratik Blendi Fevziun, sepse është liria e tij të shkojë ku të dojë dhe e drejta e TV Klanit që ta transmetojë Opinionin live në mungesë të Fevziut.

Por nëse Fevziu e do fare seriozisht këtë temën idiotike të kasetave, e po të dojë edhe të udhëtimeve jashtë shtetit të ministrave natyrisht, atëherë dihet botërisht, unë jam gjithnjë i tiji, gati për t’u përballur me opozitën e vetme që ka mbetur pa dalë krejt mendsh e boje në këtë vend – pavarësisht lajthitjeve të teketukshme live si kjo e 7 ministrave, të cilat kanë edhe anën e tyre humoristike“, tha Rama në Facebook.

Next Post
Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com