• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndërtimi në lulëzim, 221 leje në tre muaj, rritje me 50 %

by A R
29/05/2018 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është kthyer në një kantier ndërtimi, ku lejet për ndërtimet e reja vazhdojnë të rriten me ritme të pandalshme.
Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e parë numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 2.2 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe po në të njëjtën masë është rritur edhe sipërfaqja që parashikohet të ndërtohet.

Sipas INSTAT, për periudhën janar mars të këtij viti bashkitë dhe këshilli kombëtar i territorit dhanë 221 leje të reja ndërtimi në të gjithë Shqipërinë nga 101 leje që ishte shifra në tremujorin e parë të 2017-ës.

Të dhënat e detajuara tregojnë se vetëm për lejet e dhëna në tre muajt e parë të këtij viti, parashikohet që të investohen rreth 100 milionë dollarë. Sipas INSTAT, bashkitë që kanë dhe rritjen më të madhe të lejeve janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku sipërfaqja e ndërtimeve të reja që janë miratuar është rritur me dy deri në tre herë.

Por këto nuk janë të gjitha ndërtime pallatesh për qëllime banimi. Sipas INSTAT, pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur nga lejet e dhëna për hotele, ndërtesa tregtare për qëllime biznesi si dhe punimet inxhinerike, ku bëjnë pjesë rrugët, ujësjellësit apo kantieret industriale.

Prej tre vitesh Shqipëria po përballet me një rritje të vrullshme të sektorit të ndërtimit, çka ka zgjuar kundërshtimin e shumë ekspertëve të mjedisit dhe urbanistikës për impaktet në mjedis. Por veç efekteve mjedisore, rritja e lejeve të ndërtimit ka hapur edhe një debat të nxehtë politik mbi financimet e sektorit. Opozita akuzon se ndërtimi po përdoret për të pastruar paratë e gjeneruara nga trafiku I drogës, pasi kredia për këtë sektor është më rënie./TCH/a.m.

Next Post
VIDEO/ Debat i ashpër te Ligjet, Noka-Fino kapen me duar

VIDEO/ Debat i ashpër te Ligjet, Noka-Fino kapen me duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In