• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare albanologu i njohur Agron Fico, njihet si “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”

by Ardit Rada
02/06/2020 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shuhet në moshën 86-vjeçare albanologu dhe studiuesi i njohur Agron Fico. Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkenca, teksa vlerëson maksimalisht figurën e Ficos, për kontributin e vyer të dhënë në trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar. Ai njihet ndryshe si “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”, pasi bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston.

Kush ishte Agron Fico? Studiuesi Agron Fico është i pari studiues që, pas një pune këmbëngulëse dhe plot pasion, arriti të këshillojë koleksionin e famshëm Parry-Lord që ruhet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit, që përmban mbi 60 këngë epike historike dhe legjendare kënduar nga rapsodë bilingë, shqip e serbokroatisht, mbledhur gjatë dy ekspeditave të homerologëve të famshëm amerikanë Milman Parry dhe Albert Lord në Shqipërinë e Veriut dhe në Sanxhak e Novi Pazar.

Veprimtaria studimore dhe ajo universitare janë të pandara në jetën e prof. Agron Ficos. Përveç Universitetit të Tiranës, ai jo vetëm ligjëroi, por dhe bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston. Prandaj ai është quajtur me të drejtë “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Për meritat e tij të rralla Agron Fico është nderuar me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike. Emri i tij gjendet midis emrave të profesorëve më të shquar universitarë amerikanë në leksikonin “Who’s Who Among American’s Teachers” (bot. 2000). Në dekadat e fundme ai ishte nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Ai është nderuar me titullin “doctor honoris causa” prej Universitetit “Eqrem Çabej” dhe ishte qytetar nderi i Gjirokastrës.

Disa nga veprat e prof. Agron Ficos:
“Profesor në tre kontinente” (SHBA 2004);
“Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006);
“Rilindja e Shqipërisë etnike” (Tiranë 2009);
“Beautiful America” (Tiranë 2014);
“Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016).

Tekste shkollore dhe universitare për të huajt:
“Gjuha shqipe”, metodë për studentët amerikanë;
“Unë flas shqip”, metodë e gjuhës shqipe për të huaj;
“Metodë e gjuhës shqipe”, I-IV, tekst për studentët kinezë;
“Histori e Shqipërisë”, tekst për studentët amerikanë.

/e.rr

Next Post
Si të ruajmë distancimin social, këpucari rumun modelon këpucët e reja anti-COVID

Si të ruajmë distancimin social, këpucari rumun modelon këpucët e reja anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In