
KORÇË
Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka.
Mësohet se Orkocka ka ndërruar jetë, për shkak të hemoragjisë cerebrale.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se Orkocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, kurse u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.