Shuhet ‘Adem Reka’/ Ndërron jetë aktori dhe regjisori i njohur korçar Dhimitër Orgocka

Dhimiter Orkocka1

 

KORÇË

 

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka.

Mësohet se Orkocka ka ndërruar jetë, për shkak të hemoragjisë cerebrale.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se Orkocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, kurse u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare.

 

Dhimitër Orkocka ka luajtur ndër të tjera tek filmi “Gjeneral Megafoni”. I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.