1.200 udhëtarët e një treni në një nga metrotë e Nju Jork kanë përjetuar momete të vështira, pasi kanë mbetur të bllokuar për tre orë në tren.
Bllokimi i tyre në bordin e trenit ndodhi si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Kjo ka shkatuar panik dhe kaos mes udhëtarëve. Por sikur të mos mjaftonte kjo mes pasagjerëve ishte përhapur lajmi se ishin dëgjuar edhe të shtëna armësh. Nga ky lajm turma u frikësua dhe u vu në lëvizje. Për pasojë 16 persona u shtypën dhe mbetën të plagosur rëndë.
Treni mbeti i bllokuar poshtë lumit Hjudson, mes Nju Xhersit dhe Stacionit Pen, në Manhatan.