• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ndërmjetësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Lajçak optimist: Dialogu vazhdon të enjten, procesi në binarë

by Java News
12/07/2020 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu Prishtinë – Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, u zhvillua të dielën në Bruksel përmes një video-konference.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, tha se është arritur pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pash 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konsturktiv”, tha Lajçak.

Përfaqësuesit e BE-së kishin zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përfunduar me një takim të përbashkët mes dy palëve.

Para fillimit të dialogut, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.

“Jam i lumtur se po rifilojmë tani dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës permes video-konfetrencës për shkak të rrethanave. Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Synimi ynë është i qartë, të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve”, ka thënë një një video-porosi Borrell.

“Sot jam i shoqëruar nga përfaqësuesin i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme të mbështes dhe lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kruciale për të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është thelbësore për perspektivën evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është thelbësore edhe për Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrel.

Shefi i diplomacisë së BE-së ka thënë se “ mungesa e një zgjidhjeje e pengon zhvillimin e të dyja palëve”.

“E dimë se nuk është një proces i lehtë, nuk ka qënë asnjëherë, por ka një urgjencë që të punohet drejt paqes dhe stabilitetit për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Nuk ka qenë kurrë lehtë të gjendet zgjidhje për problemet që kanë zgjatur aq shumë dhe aq të dhimbshme, por kjo është arsyeja pse sot jemi këtu për të provuar përsëri”, ka thënë Borrell.

Për t’i inkurajuar palët që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog, të premten ishte zhvilluar një samit virtual mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares Gjermane Angela Merkel.

Në këtë takim palët kishin paraqitur qëndrimet e tyre. Diplomatët në Bruksel, të njoftuar edhe me përmbajtjen e konferencës së nivelit të lartë nga 10 korriku, thonë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshja pasi është qartë se palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre.

Por, ata besojnë se BE-ja është në pozitën më të mirë për të ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje.

“Synimi ynë është që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, përfshirë edhe me një dokument ligjërisht obligues. Për të arritur këtë, në tryezë duhet të shtrohen të gjitha çështjet e hapura mes palëve”, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Takimi i së dielës është dashur të zhvillohej në Bruksel me praninë fizike të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, ky takim është shtyrë për datën 16 korrik në Bruksel. Ndonëse në BE nuk kanë përmendur zyrtarisht arsyet e shtyerjes së këtij takimi, dhe zhvillimin e tij vetëm përmes video-konferencës, burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se një shtyerje të tillë e ka kërkuar Qeveria e Kosovës.

Zyrtarët e BE-së vazhdojnë të pohojnë se situata e brendshme në Kosovë dhe tensionet në Serbi për shkak të protestave të ditëve të fundit nuk ndikojnë në agjendën e dialogut sepse, siç thonë “janë gjëra të ndara”.

Por, një numër i konsiderueshëm i diplomatëve me të clët ka biseduar Evropa e Lirë kanë thënë se suksesi i dialogut gjithsesi do të varet edhe nga situata e brendshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Next Post
Edhe ylli i Bollywood Amitabh Bachchan rezulton pozitiv me Covid-19

Edhe ylli i Bollywood Amitabh Bachchan rezulton pozitiv me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen”, Rama batuta me zëvendëskryetarin turk

“Certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen”, Rama batuta me zëvendëskryetarin turk

May 13, 2026
Nënshkruhet programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla dhe bujqësinë

Nënshkruhet programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla dhe bujqësinë

May 13, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

May 13, 2026
Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

May 13, 2026
Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

May 13, 2026
Rama prezanton programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, partneritet i ri për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

Rama prezanton programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, partneritet i ri për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

May 13, 2026
Pas shpërthimit në MV Hondius, OBSH: Deri tani nuk ka shenja për përhapje të gjerë të Hantavirusit

Pas shpërthimit në MV Hondius, OBSH: Deri tani nuk ka shenja për përhapje të gjerë të Hantavirusit

May 13, 2026
Gjobitet gjyqtari në Spanjë, përdori ChatGPT për vendimin

Gjobitet gjyqtari në Spanjë, përdori ChatGPT për vendimin

May 13, 2026
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori për shkelje të standardeve ushqimore

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori për shkelje të standardeve ushqimore

May 13, 2026
“Jemi miq, do shkojmë mirë”, Trump fluturon drejt Kinës, merr me vete edhe Elon Musk

“Jemi miq, do shkojmë mirë”, Trump fluturon drejt Kinës, merr me vete edhe Elon Musk

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In