• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërkombëtarët, njëzëri: Dhuna e opozitës duhet hetuar!

by A R
29/06/2019 01:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka bërë thirrje që udhëheqësit politike dhe institucionet shtetërore të sigurojnë që zgjedhjet të zhvillohen pa akte dhune për të siguruar të drejtën e qytetarëve për të votuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit”-thuhet në deklaratë.

E shqetësuar ka reaguar edhe ambasadroja gjermane Sussane Schutz, e cila po ashtu ka bërë thirrje që palët poltitike dhe kryesisht opozita të rufuzojnë dhunën në 30 qershor.

“Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it”, tha Schutz.

Me të njëjtën linjë, ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë. Duke e konsideruar situatën politike të krijuar në Shqipëri një rrugë pa krye, ajo bën thirrjë që palët të tregohen të gatshme për dialog konstruktiv.

“Ne i kërkojmë liderve poltike të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për të gjitha palët që të përfshihen në një dialog konstruktiv për ti dhënë fund kësaj poltike në rrugë pa krye. Shqipëria këtë mund ta bëjë vetëm nëpërmjet bisedimeve për të zgjidhur situatën aktuale politike dhe të përqendrohen në krijimin e gjykatës kushtetuese dhe reformës zgjedhore duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të OHDIR”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Britanike.

Edhe Ambasada Italiane, bën thirrje që procesi i votimit të mos pengohet, duke shtuar se çdo formë dhune është e papranueshme, duke shtuar se është e nevojshme që palët të angazhohen në një dialog të hapur për të kapërcyer situatën aktuale politike. Gjithashtu Ambasada Italiane shton se në mënyrë që vendi të eci përpara është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen në një dialog të hapur dhe të sinqertë për të kaluar situatën politike aktuale dhe të realizojë reformat e nevojshme.

Prezenca e Italisë në Shqipëri u kërkon të gjitha palëve që të mbështesin reformën në drejtësi në vijim dhe fton të gjitha organet dhe institucionet e përfshira të përshpejtojnë zbatimin e saj, duke garantuar emërime sa më të shpejta, në mënyrë që gjykata kushtetuese të jetë plotësisht funksionale.

Intitucionet ndërkombëtare në Shqipëri, kanë njohur 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale, duke dërguar edhe misionet e tyre të monitorimit të zgjedhjeve.

Next Post
Shkelje e probleme në Hipotekën e Kavajës, Gjonaj: 17 masa disiplinore

Gjonaj jep mesazhin e fundit para heshtjes zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
Fakulteti i Mjekësisë/ Shpallen fituesit, mesatarja e notave për ta 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira

August 16, 2026
Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com