• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

by A R
16/08/2026 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dhomat e thjeshta private, tek apartamentet moderne, bashkë me shtëpitë tradicionale, bujtina, vila e madje ferma… veçanërisht pas vitit 2021 shqiptarët kthyen pronat e tyre në funksion të mikë-pritjes së turistëve duke bërë biznes.

“Në mendësinë tonë, ne kemi kulturën e të kopjuarit. Kur  e bën dikush, komshiu apo një i njohur joni edhe ne bëjmë të njëjtën”, thotë Eriola Canga, eksperte e tregut të pasurive të patundshme.

Por “kopjimi” i një modeli biznesi të suksesshëm, një praktikë e njohur në Shqipëri, rrezikon ta kthejë qiradhënien afatshkurtër në një sipërmarrje të pasuksesshme. Vetëm në një nga platformat e turizmit, atë Airbnb, rezultojnë të listuara 24 mijë e 200 mijë njësi akomoduese me qira ditore. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Tiranë, ndjekur nga Vlora, Saranda, Durrësi, Himara, Shkodra, Berati dhe Lezha.

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur "suksesi" kopjohet nga

“Para 2-3 vitesh ishte një model që funksiononte shumë mirë, sepse kishte kërkesë, kishte më pak oferta dhe pronarët arrinin të siguronin të ardhura të kënaqshme. Sot situata ka ndryshuar. Të gjithë janë futur në të njëjtin treg dhe kjo ka sjellë një konkurrencë shumë më të madhe”, thekson ajo.

Shtimi i konkurrencës dhe çmimet relativisht të ulëta të qirasë ditore, së bashku me normën e zënies që luhatet nga 30 në 60 për qind në varësi të muajit, po e bëjnë këtë biznes të paleverdishëm, pavarësisht kërkesës së lartë për akomodim që ka nga turistët.

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur "suksesi" kopjohet nga

 “Modeli në të cilin po zhvillohet tregu në vend është tërësisht në kakofoni. Nuk kemi një zhvillim të strukturuar, por kemi shumë individë që marrin vendime të ngjashme, pa analizuar nëse zona ku ndodhet prona, çmimi apo produkti që ofrojnë i japin mundësi të konkurrojnë”, shprehet Canga.

Me numrin gjithnjë e në rritje të apartamenteve me qira ditore, të ardhurat kapën shifrën e mbi 12 milionë eurove në 4 muajt e parë të vitit. Krahasuar me janar-prillin e 2025, shifra u zgjerua me rreth 4 milionë euro.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com