• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilema

by Auron Tare
16/08/2026 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Për gati një javë me radhë u përpoqa të gjeja kujtimet e Jusuf Vrionit, intelektualit dhe përkthyesit të shquar shqiptar. E kisha njohur deri diku dhe e dija se kishte lënë kujtime interesante ne frëngjisht, te cilat ishin përkthyer më në fund edhe në shqip, por nuk po i gjeja dot. Pasi pyeta një sërë miqsh dhe disa shtëpi botuese, dje një person i panjohur më shkroi se kishte dëgjuar që po i kërkoja dhe ishte i gatshëm të m’i jepte.
U ndjeva mirë. Madje shumë mirë. Është një ndjesi e veçantë të kuptosh se ende ka njerëz kaq xhentilë dhe të ndjeshëm ndaj një kërkese kaq të thjeshtë e, në njëfarë mënyre, kaq të bukur, të kërkosh një libër.

U nisa me nxitim drejt Stadiumit “Dinamo”, ku po më priste mirëbërësi im i panjohur. Mora librin dhe e falënderova me mirënjohje. Një i panjohur që të jep një libër. Një gjest tejet fisnik në këtë Tiranën tonë prej betoni, kaq shpesh të pandjeshme ndaj gjesteve të tilla.
Pasi mora librin, u ula në një nga kafenetë e Myslym Shyrit dhe fillova ta lexoj.

Tirana e gushtit është vërtet interesante. Gati-gati bosh. Pa trafik, pa zhurmën që zakonisht të bezdis. Me një kafe përpara dhe librin e Jusufit në dorë, u zhyta qetësisht në keto kujtime , disa prej të cilave i kisha dëgjuar prej tij kur takoheshim në Paris.

Njerëzit e rrallë të kafenesë së njohur të Myslym Shyrit ngriheshin apo uleshin sipas rastit. Pas një farë kohe, më tërhoqi vëmendjen biseda e dy djemve të rinj ngjitur me tavolinën time.

Debatonin plot zjarr për protestat.

Njëri ishte i ashpër dhe kërkonte revolucion. Tjetri, që dukej pak më i madh, ishte disi më i butë. Debati i tyre sillej rreth mënyrës se si qeveria duhej rrëzuar, si klasa politike duhej çuar në burg, si oligarkëve duhej t’u merrej pasuria e grabitur e kështu me radhë.

Debati ishte interesant dhe zhvillohej aq pranë meje, sa ishte e pamundur të ishe indiferent ndaj përmbajtjes së tij.
Ndërkohë, une kisha arritur në një nga faqet e librit ku Jusufi përshkruante kthimin e tij nga Roma në Tiranë. Arrestimin dhe hedhjen në bodrumet plot lagështirë të burgjeve të Tiranës, ku priste me ankth fatin e tij.

Jusufi, për shumë të rinj që nuk e kanë dëgjuar historinë e tij, ishte i biri i Iljaz Bej Vrionit, ish-Kryeministrit të Shqipërisë në vitet ’20, firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë dhe diplomatit të shquar shqiptar.
Iljaz Vrioni kishte ndërruar jetë në Paris në vitin 1932. Shteti francez i kishte rezervuar një përcjellje madhështore. Trupi i tij i balsamosur kishte udhëtuar nga Parisi drejt Beratit, ku ishte varrosur pranë të afërmve të tij.
Jusufi, pinjoll i një prej familjeve më të njohura dhe më të pasura të Shqipërisë, i cili kishte pasur një rini mjaft interesante, ishte kthyer pranë nënës së tij në Tiranë në vitin 1943, dhe prej këtej kishte filluar kalvari i gjatë i vuajtjeve.
Teksa lexoja kujtimet e tij në një kafene në rrugën Myslym Shyri, veshi vazhdonte të dëgjonte debatin e dy të rinjve që, dukshëm, ishin pjesë e protestave të përnatshme në bulevard.

Ndërkohë arrita në një tjetër faqe. I habitur e ula librin mbi tavoline dhe rashe ne mendime per ato qe sapo kisha lexuar.
Jusufi përshkruan se si, në vitin 1945, disa të rinj komunistë nga Berati, me një urrejtje të pashpjegueshme ndaj familjes së tij, kishin shkuar te varri i të atit. Pasi kishin hapur varrin e ish-Kryeministrit, i kishin marrë dekoratat, i “kishin shkulur dhëmbët e florinjtë dhe më pas kishin hedhur kufomën në lumë”.

Nuk e dija se firmëtari i Pavarësisë, Iljaz Bej Vrioni, kishte përfunduar në këtë mënyrë.
Megjithëse dija se pak më vonë, të njëjtin fat do ta kishte edhe Ferid Pasha Vlora, ish-Kryeministri i Perandorisë Osmane, i cili kishte lënë amanet të varrosej në Kaninë. Trupi i tij u zhvarros dhe u hodh në baltërat e Vlorës.
Çfarë e kishte ushqyer valle këtë urrejtje kaq të thellë ndaj dy figurave publike qe kishin ndruar jete shume kohe perpara se ideologjia komuniste te zbriste ne Tirane?

Si ishte e mundur që disa të rinj të shkonin deri aty sa të përdhosnin dhe të plaçkisnin varrin e një personaliteti publik, një ish-Kryeministri, një firmëtari të Pavarësisë?

Mos vallë ishte ideologjia? Vështirë të thuhet.
Por nuk ka shumë dyshim se një urrejtje e mbledhur prej kohësh ndaj një klase që kishte qeverisur Shqipërinë për dekada kishte bërë që ngjarje të tilla, pothuajse të panjohura në traditën shqiptare, të shkonin deri te përdhosja e të vdekurve.
Është e vështirë sot të kuptojmë se çfarë urrejtjeje zbriti nga malet në vitin 1944 dhe ku i kishte rrënjët ajo.
Sado që ideologjia komuniste të ketë ndikuar, pjesa më e madhe e të rinjve që mbanin armë në krah në atë kohë nuk e njihnin teorinë komuniste. Për shumë prej tyre, komunizmi ishte ndoshta më shumë një flamur i ri sesa një doktrinë e kuptuar. Shumica e atyre djemve që zbritën nga malet në vitin 1944 nuk kishin lexuar Marksin. Nuk kishin studiuar teorinë e luftës së klasave. Shumë prej tyre ndoshta nuk e dinin as se çfarë ishte marksizmi.

Por e njihnin urrejtjen dhe urrejtja nuk ka nevojë të lexojë libra.Ajo mjaftohet me tregimet që ka dëgjuar dhe varfërinë që ka pare, me padrejtësitë që ka përjetuar dhe urrejtjen e mbledhur prej kohesh. Urrejtja ndaj një klase të pasur, e cila, për mirë ose për keq, kishte ndikuar në jetën e vendit dhe të njerëzve të tyre, ishte reale.
Dhe kjo urrejtje mund të prodhojë gjëra të tmerrshme. Lufta Civile ne Spanje pershembull.
Ndërkohë, djemtë në tavolinën pranë meje vazhdonin, plot zjarr, të debatonin për format dhe mënyrat që protesta duhej të përdorte për të “zhdukur” këtë klasë të korruptuar. Në fjalët e të riut më të ashpër dukej një zemerim i thellë për ata që, sipas tij, u kishin “marrë lumin gjyshërve të tij për hotelet e tyre në bregdet”.
I trallisur mes kujtimeve të Jusufit, atij burri aq të butë dhe fisnik që kisha njohur dikur, dhe ashpërsisë së dy të rinjve të panjohur në një kafene të Tiranës, që kërkonin “zhdukjen e oligarkëve”, u çova.
Eca përgjatë rrugës pothuajse të zbrazur të një fundgushti në Tiranë.
Dhe mendova gjatë. Historia nuk përsëritet kurrë tamam, por ndonjëherë ajo kthehet si një jehonë.
Dhe ndoshta kjo ishte dilema ime atë pasdite gushti, a po lexoja thjesht kujtimet e një njeriu që i përkiste një kohe tjetër, apo po dëgjoja, përmes zërit të tij, një paralajmërim për kohën tonë?
Eca më tej, me librin e Jusufit nën krah. Tirana ishte pothuajse bosh, por fjalët e dy të rinjve ne kafenenë e Myslim Shyrit vazhdonin të më ndiqnin pas.

Next Post
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur "suksesi" kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

Comments 1

  1. Feruzan Bejkollari says:
    20 hours ago

    Auron TARE,
    Doktor Profesor
    Anëtar koorespondent i Akademisë së Plepave
    Doktor Honoris Causa i Universitetit të LESHIT
    Profesor i Asociuar i Kolegjit Ushtarak të Urës së DERRAVE
    Gjithollog Universal dhe Menstrual i Universitetit të Leskovikut
    Diplomuar mësues fizike dhe edukimit ushtarak në universitetin e fiskultures.
    Baçelor me shkollë autodidakte për çfarë fushe të doni ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

August 17, 2026
Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

August 17, 2026
Rriten rastet e demencës, po prek gjithnjë e më shumë të moshuarit: Shifrat që ngrejnë shqetësim

Rriten rastet e demencës, po prek gjithnjë e më shumë të moshuarit: Shifrat që ngrejnë shqetësim

August 17, 2026
Alarm në Kongo! Ebola shënon shpërthimin më vdekjeprurës në historinë e vendit, mbi 2,300 viktima

Alarm në Kongo! Ebola shënon shpërthimin më vdekjeprurës në historinë e vendit, mbi 2,300 viktima

August 17, 2026
Rekrutuan luftëtarë për në Siri, GJKKO: 14 të dënuar, në total 112 vite burg

Akuzohet për 870 kg kanabis në Dronovicë, GJKKO lë në burg 31-vjeçarin Xhuliano Hoxha pas ekstradimit nga Britania

August 17, 2026
Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të vriten 30 ose 40 persona në Gaza çdo natë

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të vriten 30 ose 40 persona në Gaza çdo natë

August 17, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Welcome to Penelopa

August 17, 2026
PDK i “zë derën” Kurtit, deputetët bllokojnë hyrjen në Kryeministri: Po ushtron funksionin në kundërshtim me ligjin

PDK i “zë derën” Kurtit, deputetët bllokojnë hyrjen në Kryeministri: Po ushtron funksionin në kundërshtim me ligjin

August 17, 2026
Zjarret përfshijnë Dibrën! Tre vatra vijojnë aktive, flakët pranë banesave, rrezik për përhapje drejt Matit

Zjarret përfshijnë Dibrën! Tre vatra vijojnë aktive, flakët pranë banesave, rrezik për përhapje drejt Matit

August 17, 2026
I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com