• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërhyrja ruse, drejtuesit e mediave sociale japin llogari në Kongresin amerikan

by A R
11/11/2017 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e kompanive Facebook, Google dhe Twitter javën e kaluar u takuan me ligjvënësit në Kongres për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth përpjekjeve të Rusisë për të përdorur platformat e tyre për të përhapur dezinformata gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo i hedh një vështrim nivelit të fushatës ruse dhe atë që ligjvënësit amerikanë duan të bëjnë për këtë çështje.

Ishte një nga qindra protestat në mbarë Shtetet e Bashkuara në ditët pas zgjedhjeve të vitit 2016.

“Ne kemi zgjedhur një njeri, i cili është një racist i madh, anti-feminist, homofob, transfob, çdo gjë të tmerrshme që mund ta mendoni, tani ai po drejton vendin tonë. Nuk e di se si ka ndodhur kjo, është e neveritshme dhe ne duam që zëri ynë të dëgjohet”, tha Adam Diorio gjatë një proteste pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Por kjo protestë ishte ndryshe. Si shumë të tjera, ajo u organizua në Facebook.

Por, grupi që po merrej organizimin e saj ishte i lidhur me qeverinë ruse.

Për muaj, lajmi ka qenë se Rusia donte që Donald Trump t’i fitonte zgjedhjet. Rezulton se operativët rusë kanë futur në lojë të dyja palët para dhe pas zgjedhjeve, si pjesë e një fushate të gjerë në mediat sociale për të shfrytëzuar përçarjet në një elektorat amerikan që tashmë ishte i përçarë.

Shkalla e ndërhyrjes u bë e qartë këtë muaj, kur drejtuesit e disa kompanive të mediave sociale dëshmuan para Kongresit.

“Aktorët e huaj, të fshehur pas profileve të rreme, kanë abuzuar me platformën tonë dhe shërbimet e tjera të internetit në përpjekje për të nxitur përçarje, mosmarrëveshje dhe për të minuar zgjedhjet. Kjo është drejtpërdrejt në kundërshtim me vlerat tona dhe shkon kundër çdo gjëje që Facebook mbështet”, tha avokati i Facebook-ut, Colin Stretch.

Një nga përgjegjësit kryesorë të këtyre veprime është Agjencia ruse e Kërkimeve në Internet (IRA) me bazë në Shën Petersburg të Rusisë.

Gjatë dy viteve, punonjësit e e kësaj agjencie, të lidhur me Kremlinin krijuan 80,000 postime në Facebook ndaj të cilave janë ekspozuar 126 milionë njerëz.

Twitteri gjithashtu gjeti 2,752 profile të lidhura me Agjencinë ruse të Kërkimeve në Internet, të cilat publikuan rreth 131,000 postime.

Përmbajtja e tyre ishte si pro ashtu edhe anti-Trump-it. Një pjesë e madhe e tyre nuk ishte e lidhur me zgjedhjet.

Por a kanë bërë këto postime ndonjë ndryshim në zgjedhjet e vitit 2016?

“Ne ende nuk i kemi këto të dhëna. Ne e dimë se ndaj këtyre postimeve janë ekspozuar 126 milionë njerëz”, thotë Hector Postigo nga Universiteti Temple.

Megjithëse shkalla e ndikimit rus në zgjedhje nuk është e qartë, shumë ligjvënës janë të vendosur ta ndalojnë atë.

“Ju keni krijuar këto platforma dhe tani ato janë duke u keqpërdorur. Dhe ju duhet të jeni ata që duhet të bëni diçka për këtë, ose ne do të merremi më ketë çështje”, tha senatorja demokrate Dianne Feinstein.

Por çfarë mund të bëhet? Një hap i mundshëm është zbatimi i rregullave të zbulimit të burimit të reklamave politike ashtu siç bëjnë kanalet televizive. Në reklamat politike zbulohet emri i personit apo organizatës që financon ose ka krijuar reklamën.

Por nëse kompanitë e mediave sociale ndërmarrin hapa për të rregulluar përmbajtjen në internet, a do të dëmtonte kjo fjalën e lirë? Është një ekuilibër i vështirë.​

“Interneti paraqet sfida unike për demokracinë. Fillimisht të gjithë mendonin se kjo ishte një forcë barazie, në thelb, duke u dhënë zë atyre që ishin të pazëshëm. Pastaj ne e kuptuam se nëse njerëzit lejohen të flasin kur të duan me aq njerëz sa duan, kjo u jep mundësinë të flasin edhe personave me bindje jodemokratike”, thotë Nate Persily nga Universiteti i Stanford-it.

Dhe kjo është një ide që shumë ekspertë po përpiqen ta përhapin, pra se aktorët e këqij janë të pranishëm në internet, përpiqen të manipulojnë njerëzit dhe se është përgjegjësia e vetë përdoruesve të internetit që të jenë të vetëdijshëm për këtë. Ata duhet ta dijnë se cilat lajme ose burime lajmesh janë të rreme, madje edhe në cilën protestë ata duhet të marrin pjesë.

Next Post
Vuçiç nuk ndalet: Me guxim do prezantojmë një zgjidhje për Kosovën

Çfarë lloji neutraliteti kërkon Serbia?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

October 29, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

October 29, 2026
SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In