• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndalohet nga policia mësuesja që nisi pesë fëmijët nga Cërriku në Tiranë

by Java News
20/05/2016 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas rastit të pazakonshëm, ku 5 fëmijë u paraqitën në News 24, policia e Elbasanit ka ndaluar mësuesen 57-vjeçare Majftoni Ago me akuzën për “shpërdorim detyre”.

Zyrtarisht policia e Elbasanit bën të ditur se Specialistët për Krimin Ekonomik dhe  Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan bënë ndalimin e  shtetases Mjaftoni Ago, 57 vjeçe, banuese në Cërrik, me detyrë mësuese kujdestare në  shkollën 9-Vjeçare “7 Marsi”.

Ndalimi i saj u bë nga efektivat e policisë, pas njoftimit të bërë në median vizive, në  Televizionin Neës 24, si dhe pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I.H., 50 vjeç, banues në Cërrik.

Kjo shtetase, duke qenë kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” Cërrik dyshohet të  ketë  shpërdoruar detyrën duke nxitur nxënësit e klasës së pestë që të shkonin për t’u ankuar pranë studios televizive të News 24, për problemet me mësuesit e kësaj shkolle.

Matrialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dje një grup prej pesë fëmijësh mbërritën me taksi nga qyteti i Cërrikut drejt News 24 për të denoncuar dhunën e mësueses së tyre të quajtur Fatbardha Shabani. Ata thanë se i janë drejtuar ambienteve të News 24 pa dijeninë e prindërve. Nxënësit ishin në klasën e pestë në shkollën publike “7 marsi”, ndërsa mësuesja sipas tyre që i kishte dhunuar jepte mësim në klasën e katërt.

Nxënësit kanë rrëfyer se e kanë marrë rrugën në Tiranë me iniciativën e tyre dhe se mësuesja kujdestare u ka paguar lekët e taksisë. Ata ishin ankuar dhe në drejtori për dhunën por kërkesa e tyre nga drejtuesit e shkollës nuk u përfill.

Përpos dhunës, fëmijët shkojnë më tej në denoncimin e tyre pasi thonë se drejtoresha e shkollës kërkon të largojë nga puna mësuesen kujdestare Mjaftoni Ago. Ky vendim, thonë fëmijët është kundërshtuar edhe nga prindërit e tyre që përmes një peticioni i janë drejtuar edhe Drejtorisë Arsimore në Elbasan.

Pas kësaj kanë reaguar prindërit e fëmijëve. Ata bashkë me fëmijët e tyre i janë drejtuar komisariatit të policisë në Cërrik për të denoncuar ngjarjen. Pas kësaj, policia ka shoqëruar mësuesen kujdestare, Mjaftoni Ago, pasi ajo lejoi ardhjen e tyre në Tiranë të pashoqëruar.

Prindi i njërit prej nxënësve ka reaguar për këtë ngjarje, duke u shprehur se e ka mësuar nga televizioni se vajza e tij nuk ishte në shkollë, Ilirjan Hida tha se përgjegjësi për këtë ka mësuese Mjaftoni Ago.

Ndërsa vetë mësuesja kujdestare Mjaftoni Ago tha se dje sapo kishte mbërritur në shkollë, nxënësit i kanë rrëfyer për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

“Mbërrita me vonesë në shkollë, i gjeta nxënësit të përlotur. Nxënësit më rrëfyen se i kishte dhunuar një kolege. Shkuam të denonconin drejtoreshën në zyrën e arsimit”, deklaroi ajo.

BW/d.i.

Next Post

Nuk ka kthim mbrapa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha shkel mbi kufoma”, Gjikondi: Demokratët e Durrësit janë shkelur në sedër

“Berisha shkel mbi kufoma”, Gjikondi: Demokratët e Durrësit janë shkelur në sedër

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In