• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndajeni mendjen!

by Roland Bejko
23/08/2023 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Bejko

Kush pretendon se është ndarë prej dy vitesh me non gratën duke thënë se me këtë rast u nda njëherë e mirë nga berishizmi, nga e kaluara komuniste dhe e korruptuar e PD-së me besimin se do jetë pjesë e një partie që do t’u vijë shqiptarëve si ofertë e re, e pastër, e qartë politikisht, properëndimore në parime, dhe del sot me rastin e zgjedhjeve lokale në Kukës, e predikon bashkimin me atë që po mban peng për hallet e tij familjare të ardhmen e shqiptarëve,- rezervohem që ta quaj idiot politik, sepse nuk dua të fyej kërkënd, ndaj do po e quaj thjesht naiv politik.

Po, po, naiv politik që me naivitetin e vet, po e dëmton edhe më shumë PD duke përcjellë çoroditje të mëtejshme tek ata 105 mijë votuesit që na besuan me votë në 14 maj.

Më vjen keq që ende nuk është nxjerrë asnjë mësim nga dëmi që i sollën PD me sjelljen  ambiguine disa prej drejtuesve të lartë të saj në zgjedhjet lokale, duke shkaktusr paqartësi të qartë në elektoratin tonë.

Ndarja është ndarje, dhe përfundimtare, me kushtin që mund të rishikohet veç po u largua arsyeja që na ndau, S.B.

Nuk mund të ndahesh, e pastaj të thuash, hajd flemë ndonjëherë në të njëjtin krevat për hir të fëmijëve se ata po e vuajnë shumë ndarjen prindërore. Kjo është hipikrizi.

Jo, secila nga palët, duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë në situatën e re. Dy vite ishin të mjaftueshme për ta gjetur pozicionin e tij kushdo që ka pasur dilema.

Bashkimi po, mund të ndodhë, por kur të largohet arsyeja që na ndau. Ai quhet Sali Berisha i cili është lideri më i izoluar dhe më i refuzuar nga Perëndimi edhe se Enver Hoxha.

Është vetvrasje politike të pretendosh të dalësh me kandidat të përbashkët me atë lëvizje politike që ti, SHBA, Britania e Madhe dhe opinioni publik e kanë  etiketuar si përfaqësuese të korrupsionit, minuese të demokracisë dhe si një strukturë që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe oligarkët në afera financiare të dyshimta.

Kujt i mungon Sali Berisha me të vetët nga ata që deri më sot kanë qenë me demek kundër tyre, është më e ndershme të shkojënë me vrap t’u bashkohet atyre dhe të na lënë rehat me këto mjaullimat se me demek nga ndarja me non gratën, fiton Edi Rama.

Jo mor jo, edhe po u bashkuat të gjithë me Berishë, përsëri Edi Rama do fitojë, ashtu i korruptuar moralisht e financiarisht siç është, sepse shqiptarët nuk mund të heqin një bandë politike nga pushteti e ta zëvendësojnë atë me një bandë tjetër po aq hajdute e të korruptuar sa e e para.

Haruat që disa ditë më parë Berishën e akuzuat publikish se në qendër të Tiranës do ndërtojnë kullën e korrupsionit me të njëjtët ortakë që punon edhe Rama e ministrat e tij.

Pra, Mali në mes të Tiranës e nxori zbuluar bashkëpunimin e oligarkisë politike, Rama-Berisha.

Në gjithë këtë histori,  më “i ndershmi”, dhe më i qarti në qëndrimin e tij të palëkundur  për të mosbashkëpunuar me ata që e refuzojnë atë, është vet Berisha. Ai e di, e ka ditur që nga çasti i parë se pas shpalljes non grata me akuza të tmerrshme për një udhëheqës politik në një shoqëri demokratike, se shanset për të ardhur në pushtet i ka zero. ZEROOOO! Por ai fraksioni i PD që i shkon verbazi nga mbrapa, i duhet si tribunë për të sulmuar SPAK-un, Amerikën, Perëndimin, dhe gjithkënd që e kundërshton. Ai e di që kjo gënjeshtër e madhe që u bën militantëve që e ndjekin, është kriminale duke u tallur me shpresën e tyre. Por, ashtu kriminale siç është, është një akt që duhet ta bëjë, për lëkurën e vet….

Mësoni prej palëkundshmërisë së tij.  Në rastin konkret, ai ka të drejtë. Nuk mund të bashkëpunohet me ata që të refuzojnë.

Ne nuk jemi me të, sepse ne nuk jemi si ai.  Ndaj dhe nuk mund të bashkëpunojë as ai me ne, as ne me atë. Kaq e thjeshtë është.

Ajo që duhet bërë, është të harohet historia e bashkimit me ata që kanë zgjedhur të ndjekin një rrugë pa krye që nuk të çon kurrë në pushtet, sepse nuk është nuk mund të jetë non grata oferta e së ardhmes për shqiptarët.

Ne duhet të fokusohemi vetëm te ringritja reale e Partisë Demokratike.

Paqartësitë, hallakatjet, pavendosmëritë, veç e rrudhin  edhe më shumë PD-në, dhe kjo është pikërisht ajo që do non grata.

Next Post
Këshilla për ata që u ka mbetur hatri se përmenda gruan e Macroni dhe kanë 30 vite që “zbuluan” bidenë

Albini në Athinë dobësoi Ramën dhe veten!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com