• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat për garën e Berishës në PD/ Mustafaj: Demokratët duhej të votonin kundër! Caca: Proces formal, partia po gënjen veten me shifra

by E B
27/05/2026 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara pa rival e Sali Berishës, lëvizjet e Ervin Salianjit dhe sfidat e PD përballë zgjedhjeve të 2027 ishin në qendër të debatit në emisionit “Sot Live në Shqipëri”, ku të ftuar Andi Mustafaj ish drejtues i Brain Gain në PD dhe ish drejtuesi i fushatës së PD në zgjedhjet e kaluara dhe avokati Përparim Caca.

Pika kryesore e përplasjes mes tyre ishte pikërisht procesi i zgjedhjes së Berishës në krye të PD-së. Mustafaj mbrojti idenë se, edhe pse në garë ishte vetëm Berisha, anëtarët kishin mundësinë të votonin kundër ose të abstennonin dhe sipas tij kjo do të tregonte kulturë politike dhe qytetare. Ai argumentoi se problemi nuk ishte sistemi, por fakti që shumë demokratë zgjodhën të ankohen në rrjete sociale dhe jo përmes votës.

“Zgjedhje kishte, pra mundësia e anëtarit të zgjidhte jo ose të abstenonte. A është sistem i përsosur? Jo, por është sistemi më i përsosur që ne kishim sepse kjo nxorri në  pah mungesën e kulturës së votës dhe kulturës qytetare, dhe kjo është fatkeqësi për PD dhe për ShqipërinË. Pati shumë reagime në Facebook. Pashë njerëz që ishin kundër por nuk i bënë nder as PD e as Shqipërisë duke mos e hedhur votën e duke mos e shprehur “jo-në” e duke rritur ndërgjegjësimin e rolit të votës. Këtë duhet të bënin edhe ish kandidatët. Imagjinoni sikur të kishin shkuar 10.000 veta të votonin jo. Nëse ata kundër berishës do të impononin raportin e forcës së votës do i bënin nder PD dhe Shqipërisë. Shpresoj që herën tjetër njerëzit ta marrin fatin e votës së tyre në dorë ” tha Mustafaj.

Ndërsa Caca e kundërshtoi fort këtë logjikë, duke e quajtur procesin formal dhe pa garë reale. Sipas tij, momenti që kishte vetëm një kandidat, anëtarësia ishte e kufizuar në zgjedhje dhe PD po fryn shifrat duke krijuar një perceptim të fryrë për mbështetjen reale që ka. Ai tha se opozita nuk po sillet si alternativë qeverisëse, por si forcë që synon vetëm të mbetet në vend të dytë.

“Me thënë të drejtën ky është një justifikim i ëmbël e i bukur. Thonë që kishte garë se kishte 3 kuti, ama kishte vetëm një emër. Berisha nuk duhej të ishte fare në garë. Fakti që ishte vetëm një emër, e kufizon edhe anëtarin për të votuar për kandidatin që ai mendonte përtej Sali Berishës. Pra është kufizuar anëtari i partisë. Referendumi që thotë Berisha është fjalë e madhe. PD-ja po gënjen veten me shifra, me situata të paqëna që kanë filluar ti besojnë edhe vetë. PD nuk po garon për të qenë alternativë qeverisëse por po garon për të qenë në vend të dytë. Një mendim ndryshe brenda një partie nuk sjell asgjë kundërproduktive, përkundrazi. Shifrat janë fryrë. Unë nuk e besoj që për Breishën (ne zgjedhjet për kryetar) kanë votuar 39,000 veta. Nëse PD e beson kjo është fatale dhe vetëvrasje.  ” tha Përparim Caca

Një tjetër moment ku u duk qartë diferenca mes tyre ishte çështja e Ervin Salianjit. Mustafaj tha se çdo kritikë ndaj drejtimit duhet të vijë me propozime konkrete dhe të artikulohet fillimisht brenda strukturave të partisë. Sipas tij, Salianji nuk ka paraqitur një platformë të qartë politike që të justifikojë lëvizjet jashtë strukturave të PD-së.

“Çdo lëvizje apo cdo mendim kundër, mua nuk do të më dëgjoni duke thënë që jam kundër.  Unë kam pasur gjithashtu dakordësi por i kam shprehur brenda strukturave. Unë akoma sot, e kam të vështirë ta kuptoj si demokrat se çfarë propozimi është bërë nga Salianji që ka shkaktuar daljen e tij me takime jashtë strukturave duke përdorur siglën dhe simbolet e PD. Unë e kam të paqartë këtë. Nëse ai do të vinte me propozime konkret dhe të gjitha do ishin rrëzuar, atëherë të lind një lloj legjitimiteti për të bërë diçka. Nuk mjafton që të thuash ‘unë kam thënë që duhet hapur partia’. Këto janë gjëra të përgjthshme. Njeriu duhet të vijë me propozime konkrete te kryesia dhe kryetarit. Nëse ato refuzohen të lind e drejta, por nëse ti nuk je munduar ta ndryshosh partinë nga brenda, nuk të lind e drejta të bësh lëvizje të tilla” tha Mustafaj

Në anën tjetër, Caca tha se Salianji i ka ngritur shqetësimet brenda forumeve të partisë dhe se figura të tilla shpesh etiketohen apo sulmohen kur perceptohen si sfidë ndaj Berishës.

Ai kritikoi edhe ndryshimin e qëndrimeve ndaj Salianjit, duke thënë se nuk mund të shpallesh hero në një moment dhe më pas të akuzohesh si i lidhur me kundërshtarët politikë.

“Mandati është prëgjegjësi e madhe politike. Berisha  nuk thotë asgjë për zgjedhjet lokale apo parlamentare. Nuk ka artikuluar asgjë në mini fushatën e tij brenda partisë. Kjo është shqetësuese. Në mbledhjet e partisë dhe kryesisë Salianji i ka artikuluar të gjitha dhe është linçuar nga njerëzit pranë Berishës. Më pas nuk u lejua të hyjë në kryesi. Sepse ata që mendojnë se mund të sfidojnë Berishën bëhen pis, etiketohen si tradhëtarë,të lidhur me krimin apo Ramën. Risia ishte që në të gjitha rastet e tjera të një gare, Berisha ka dashur gjithmonë një sfidues, ndërsa tani ishte thjesht kundër legjitimitetit. Nuk mund të kemi një qasje kaq konverse që për 2 muaj ta bëjmë hero një person (Salianjin) dhe më pas të themi që është i lidhur me krimin. Nuk mund të ecim qorrazi kështu. ” tha Caca.

Megjithatë, përtej ndarjeve, pati edhe një pikë ku të dy lanë të kuptohej se bien dakord: PD ka nevojë për ndryshim dhe reformim. Mustafaj foli për profesionalizim të partisë, reformim strukturash, platformë dixhitale dhe një qasje të re ndaj diasporës, ndërsa theksoi se “PD duhet të tkurret para se të zgjerohet”.

“PD duhet të përmirësohet. Duhet të kemi një reformë të strukturës që është thelbësore. Me sa kam info, në kuvendin kombëtar do të lajmërohen disa ndryshime siç është platforma dixhitale dhe ndryshimi i qasjes ndaj diasporës. Partia duhet të profesionalizohet. Kemi ardhur në një fazë ku kemi një sistem i plotë përballë dhe duhen struktura profesionale. PD duhet të tkurret përpara se të zgjerohet. Vlerësimi  i performancës është thelbësor gjithashtu“, tha Mustafaj.

Ndërsa Caca insistoi se opozita duhet të prodhojë më shumë debat, alternativa dhe vizion politik nëse kërkon të rikthehet si forcë qeverisëse. Sipas tij më e madhe e PD-së sot nuk është vetëm emri i kryetarit Berisha, por mënyra si ai dhe të tijët do të bindin njerëzit se mund të rikthehen në pushtet si alternativë reale përballë mazhorancës së Edi Ramës.

Next Post
Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

July 12, 2026
Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

July 12, 2026
Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

July 12, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

July 12, 2026
Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

July 12, 2026
Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

July 12, 2026
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

July 12, 2026
Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In