• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

by Veton Surroi
27/05/2026 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

State Departmenti i ofroi raportin e vet të parë për Ballkanin Perëndimor Kongresit si obligim i ri ligjor ndaj të ashtuquajturit Ligj për Demokraci dhe Prosperitet të Ballkanit Perëndimor. Vëmendja e Kosovës qe e përqendruar në ambientin politik parazgjedhor dhe raporti u përfol aty-këtu, duke nxjerrë ndonjë citat apo konstatim. Ndërkohë, mbase më mirë se me teoritë e zakonshme të konspiracionit, që do të përfliten nga ndonjë pjesëmarrës i garës politike apo analizues i saj, ia vlen të nxirren nga Raporti i State Departmentit porositë thelbësore. Po të ishte një memorandum për partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje, mund të dukej kështu:

  1. Stabiliteti si prioritet absolut: Pa kërcënime me zgjedhje të reja

Administrata amerikane e konsideron stabilitetin rajonal parakusht për çdo objektiv tjetër strategjik. Në këtë kuadër do të jetë prioritet shmangia e retorikës destabilizuese paszgjedhore, dhe respektimi i plotë i rendit kushtetues dhe procedurave demokratike. Këto në Amerikë quhen “motherhood and applepie”, pra gjëra që janë krejtësisht të nënkuptueshme. Por, ishte e nënkuptueshme që pas zgjedhjeve demokratike e të pranuara nga të gjithë të krijoheshin shpejt dhe pa probleme institucionet funksionale, e megjithatë nuk u bë.

Porosia për partitë:  aftësia për krijimin e institucioneve funksionale pa paralizë të zgjatur është dëshmi e stabilitetit. Ose kështu, bllokimi i krijimit të institucioneve është drejtpërsëdrejti ndërhyrje kundër stabilitetit.

E kjo do të thotë se nga retorika parazgjedhore do të duhet të hiqet paralajmërimi se edhe pas këtyre zgjedhjeve do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse “nuk përmbushet kushti im/ynë”. Porosia duhet të jetë se pas zgjedhjeve do të krijohen menjëherë institucionet e shtetit, në bazë të rezultatit zgjedhor dhe obligimit që kanë të gjitha partitë për të ndërtuar konsensus shoqëror si parakusht stabiliteti.

  1. Nuk ekziston shkopi magjik amerikan për dialogun me Serbinë

Raporti i State Departmentit thotë  “SHBA-ja vazhdon të inkurajojë Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, me synimin për të arritur një marrëveshje të negociuar, të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët.”  I tërë formulimi i politikës amerikane në këtë fjali tregon për një proces negociator të vështirë, jo për një akt i cili përnjëherë krijon realitete të reja.

Porosi për partitë politike në fushatë:

  • Mos e përdorni dialogun si instrument mobilizimi popullist;
    •    Mos e delegjitimoni konceptin e kompromisit;
    •    Kuptoni se koordinimi me aleatët mbetet komponent i sigurisë kombëtare të Kosovës.

Dhe, Kosova nuk ka pse të druajë nga procesi negociator. Ai duhet të krijojë në fund gjendje stabiliteti në regjion, e kjo është e mundshme në rastin e Kosovës vetëm me marrëdhënie të mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar në respektin e ndërsjellë.

  1. Kosova si ofruese sigurie, jo vetëm konsumuese

Raporti amerikan e thekson transformimin e Kosovës nga “konsumuese sigurie” në “ofruese sigurie”, përmes zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pjesëmarrjes në iniciativa ndërkombëtare siç është operacioni i ardhshëm paqeruajtës në Gaza.

Gëzohuni të gjithë dhe lëreni FSK-në jashtë instrumentalizimit partiak. Plani i zhvillimit të saj në forcë mbrojtëse brenda standardeve të NATO-s nuk duhet të jetë fare objekt debati. Gjënë më të mirë që mund ta bëjnë garuesit është të deklarohen se janë pjesë e konsensusit për FSK-në me ruajtjen e karakterit multietnik dhe profesional të saj.

  1. Energjia, gjeopolitika dhe dy projekte

Në dokument (dhe kjo është bërë prej kohësh në diplomacinë amerikane) energjia trajtohet si çështje strategjike sigurie dhe jo vetëm zhvillimi ekonomik. Dhe, ndonëse Raporti merret me këtë si një problem kompleks ku çdo shtet i Ballkanit Perëndimor i gjen nevojat e obligimet e veta (siç janë interkoneksionet rajonale, rrjetet transmetuese drejt tregut evropian, kapacitetet e gazit dhe energjisë së ripërtëritshme, siguria kibernetike e rrjeteve energjetike) Kosova në fakt duhet të përqendrohet në dy çështje madhore që janë të vendosura në një gjysmëfjali:

“Modernizimi i termocentraleve me qymyr në Kosovë dhe projektet e gazifikimit të qymyrit”.
Porosia për partitë në garë është tash për mungesën e një shkopi magjik. Pra, mund të ketë shumë ide dhe alternativa (dhe të gjitha ato të nevojshme e të dobishme sikundër janë ato për burime të ripërtëritshme si era dhe dielli) por në fund projektet që sigurojnë pavarësinë energjetike të Kosovës gjenden sërish te qymyri, tashmë me teknologjinë e fundit.

5. Krimi i organizuar

“Grupet e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe territorin amerikan. Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor kanë krijuar lidhje që forcojnë dhe pasurojnë kartelet e drogës të shpallura organizata terroriste të huaja, me bazë në Hemisferën Perëndimore, të cilat më pas trafikojnë narkotikë të paligjshëm dhe kanë lehtësuar imigrimin ilegal drejt Shteteve të Bashkuara.”

Nuk ka formulim më të qartë se kaq lidhur me peshën që kjo administratë amerikane i jep krimit të organizuar si problem të sigurisë kombëtare. Për Kosovën kjo përmban kërkesë për vëmendje në dy pika. E para është dimensioni i grupit paraushtarak të M.Radoiçiqit si pjesë e një skeme më të gjerë të krimit të organizuar. E dyta është që Kosova gjendet mes dy shteteve, Serbia dhe Shqipëria, ku krimi i organizuar ndërkombëtar ka forcë financiare dhe ndikim politik; presioni që të ndikohet nga këto grupe do të jetë  i madh si në shpëlarje parash ashtu edhe në ndikim politik. Për këtë dëshmoi Radoiçiqi me Listën Serbe; është për të pritur që partitë shqiptare dhe institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë nën trysni të interesave të krimit të organizuar.

Porosi për partitë garuese:

Zotohuni me vepër për transparencë financash partiake, për ligjet kundër krimit të organizuar, për heqjen e kulturës së imunitetit juridik personave të ekspozuar politikë.

Dhe numër 6:  Mesazhi i heshtur amerikan

Dokumenti përmban një ndryshim të rëndësishëm filozofik: SHBA-ja nuk e sheh më veten si administratore të Ballkanit, por si fuqi që mbështet aktorët lokalë vetëm kur ata prodhojnë stabilitet dhe partneritet funksional.

Për partitë politike kosovare, kjo mund të përkthehet në një fjali të vetme:

Epoka kur Uashingtoni investonte pa kushte në Kosovë ka përfunduar; tani investimi amerikan kushtëzohet nga kapaciteti i Kosovës për të funksionuar si shtet serioz.

Next Post
Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

May 27, 2026
“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi ynë në pushtet”, mesazhi i Berishës në mbledhjen e kryesisë së PD

“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi ynë në pushtet”, mesazhi i Berishës në mbledhjen e kryesisë së PD

May 27, 2026

Futjen e Shqipërisë në BE mund ta dështojë vetëm drejtësia

May 27, 2026
Pas takimit me ministrin grek, kreu i Diasporës jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë: Ja çfarë të kenë kujdes

Pas takimit me ministrin grek, kreu i Diasporës jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë: Ja çfarë të kenë kujdes

May 27, 2026
Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel

Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel

May 27, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

May 27, 2026
Zjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, detajet e para

Zjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, detajet e para

May 27, 2026
Përpjekjet për marrëveshje, Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar

Përpjekjet për marrëveshje, Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar

May 27, 2026
“Shqipëria, faktor kyç në NATO”, Peleshi në Forumin e Sigurisë: Aleanca me SHBA garanton paqen në rajon

“Shqipëria, faktor kyç në NATO”, Peleshi në Forumin e Sigurisë: Aleanca me SHBA garanton paqen në rajon

May 27, 2026
Fluksi turistik në rritje, mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë muajit prill

Fluksi turistik në rritje, mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë muajit prill

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In