• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nata e sfidës së madhe për Atalantan përballë PSG/ Mbappé në pankinë, shqiptarët tifo për Gjimshitin

by Java News
12/08/2020 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonte është mbrëmja që e prisnin të gjithë në Bergamo. Ndoshta nata më e rëndësishme, por sigurisht më fisnikja në historinë e Atalantës. Nata e sfidës së madhe me PSG-në, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Utopia e pesë viteve më parë, sot bëhet realitet. Në “Da Luz”, zikaltrit e Gasperinit do të shkruajnë një faqe të historisë së tyre, pavarësisht se si do të dalin 90 minutat e lojës apo më shumë se kaq.

Atalanta ishte ndër skuadrat më produktive post-bllokimit të Covid-19 në Itali, gjithashtu edhe në Europë. Ajo luajti 13 ndeshje në Serie A, duke marrë 9 fitore dhe vetëm një humbje, javën e fundit. Bergamaskët anë një gjendje fizike të lakmueshme, si gjithmonë. Nga ana tjetër, PSG-ja, e cila nuk e pa fushën e blertë në një ndeshje zyrtare për pesë muaj. Por më pas e filloi verën duke fituar Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës, pa shkëlqyer.

Parizienët, gjithashtu, duhet të merren me gjendjen e Kylian Mbappé, i detyruar të qëndrojë në pankinë për shkak të dëmtimit që pësoi ndaj Saint-Etienne. Trajneri Tuchel nuk pritet ta përfshijë në formacion si startues. Në “tridentin” e sulmit me Icardi dhe Neymar do të jetë Pablo Sarabia.

Në vend të kësaj, disa mungesa me rëndësi te kampionët francezë janë ato të Verratti (i dëmtuar) dhe Di Maria (i skualifikuar). Ky fakt e detyron PSG të luajë me një mesfushë të rinovuar. Duket të jetë Marquinhos, një armë themelore taktike për Tuchel, i mbështetur nga Ander Herrera dhe Gueye, me Paredes drejt pankinës. Linja e mbrojtjes me katër, përpara Keylor Navas: Kehrer dhe Bernat në krahë, Thiago Silva dhe Kimpembe në qendër.

Atalanta gjithashtu do të duhet të bëjë pa dy lojtarë thelbësorë, siç dihet tashmë. Gollini dhe Ilicic nuk do të jenë në dispozicion të Gasperinit dhe, në rast kualifikimi, ka shumë të ngjarë të mungojnë edhe në pjesën tjetër të Ligës së Kampionëve. Sportiello do të jetë në portë, ndërsa në “tridentin” e sulmit me Gomez dhe Zapata, Pasaliç është i favorizuar ndaj Malinovskyi dhe Muriel.

Në mbrojtje, Palomino mund të rrijë në stol, duke qenë se vjen pas disa telasheve me lëndimet. Caldara mund të jetë mbrojtës qendror me Toloi dhe Gjimshiti. Asnjë ndryshim në mesfushë: De Roon me Freuler në mes, Hateboer dhe Gosens në krahë. Të gjithë bashkë në ndjekje të një ëndrre. Mes tyre edhe një shqiptar, Berat Gjimshiti, për të cilin do të bëjnë tifo sonte të gjithë shqiptarët, kudo që janë.

Formacionet e mundshme:
ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, Freuler, De Roon, Gosens; Pasalic, Gomez; Zapata.
PSG (4-3-3): Keylor Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Gueye; Sarabia, Icardi, Neymar.

g.kosovari

Next Post
I maskuar ecën i qetë mes parkimit e më pas…/ VIDEO e re kur qëllohet me armë zjarri ndaj hotelit në Tushemisht

I maskuar ecën i qetë mes parkimit e më pas.../ VIDEO e re kur qëllohet me armë zjarri ndaj hotelit në Tushemisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

September 6, 2026
“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

September 6, 2026
Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

September 6, 2026
VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

September 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë!

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com