• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nard Ndoka: Alibeaj të shkojë në selinë e PD e t’i dorëzojë vulën Berishës, po do nderohet! PS s’fiton asnjë bashki më 14 maj

by Java News
16/03/2023 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KAS i dha sot të drejtë Alibeaj për të regjistruar PD në zgjedhje. Kreu i  PDK-së, Nard Ndoka, thotë se akti politik që do të nderonte Alibeajn do të ishte paraqitja e tij në selinë e PD dhe dorëzimi i vulës te kryetari legjitim i saj zoti Berisha.

Ndoka: Do të dëshiroja që Alibeaj të paraqitej në selinë e PD nga e cila ka dalë deputet, të takonte kryetarin legjim zotin Berisha, t’i dorëzonte vulën dhe ti uronte suksese për fushatën elektorale duke u bërë pjesë integrale e kësaj fushate. Zgjedhjet lokale janë të qarta, janë 61 kandidatë të dalë nga primaret.

Kanë nisur fushatën elektorale. Kanë një koalicion të regjistruar, PD është e regjistruar dhe brenda koalicionit, nuk ka as pengesë ligjore përveç vulës që mbahet peng nga Alibeaj. Nëse vazhdon akoma në drejtim të kundërt do të jetë një falimentim total i tyre, rezultati do të jetë katastrofik. Më tepër do të diskretitonin veten sesa do të dëmtonin opozitës.

E teksa palët duket qartë se do të veprojnë në rrugë të ndara, Ndoka i ftuar në Rtv Ora thotë se ka zero ndikim te koalicioni opozitar.

Ndoka: Në koalicion nuk ndikon fare. Berisha do të jetë drejtuesi i këtij koalicioni, prova është dhënë me 6 mars, nuk presim diçka të re. Presim fitoren në shumicën e  bashkive të vendit. Këto janë vlerat e pluralizmit. Mund të ketë edhe kandidatë të pavarur, kandidatë të partive të tjera. Nuk shoh asnjë problem. Duke qenë pjesë e opozitës duhet ti bashkoheshin aksionit opozitar. Nëse do tentojnë të prishin punë, do ti prishin më shumë punë vetes se opozitës dhe PD.

Sa i takon koalicionit “Bashkë fitojmë”, pjesë e të cilit është dhe partia e tij, Ndoka thotë se është arritur marrëveshja më e mirë e mundshme.

Ndoka: Të gjithë jemi fokusuar te fitorja e kandidatëve. Pjesa e këshillave bashkiakë, dhe këtu është një formulë e qartë. Ishte zgjidhja më e mirë e mundshme. Interesin i PDK ishte të kandidoja vetëm dhe për këshillat bashkiakë por unë kam arritur ti bind që të jenë një vlerë e shtuar për koalicionin.

Pritshmëritë për 14 majin i ka tepër të larta dhe kjo sipas Ndokës jo vetëm për shkak të konsumimit të Edi Ramës por edhe alternativës me të cilën paraqitet opozita.

Ndoka: Nga 61 bashki unë nuk do mendoja ta fitonte ndonjë PS. Edi Rama gjykohet sot nga keqqeverisja e tij por edhe në nivel lokal. 5-6 bashki i ka bërë të falimentojnë fare.Nuk kanë të ardhura me pagu as shpenzime e tyre, 20 të tjera janë në atë prag. Edi Rama edhe kryeministër, edhe kryetar bashkish i dha një goditje vdekjeprurëse. Kjo është dita e shpagimit, ata do ta ndëshkojnë me votë Edi Ramën.Po kështu qytetarët do të shohin dhe një opozitë funksionale. Unë këtë pretendoj me këtë konsum që ka Edi Rama, gjysmën e qeverisë e ka në burg. Vota do të jetë ndëshkuese qoftë dhe në Vlorë që e ka zonë të tij elektorale.

Pritet ndëshkim dhe nga vetë socialistët. Edi Rama ka frikë votë, sot do përballet me të. Kur pa bashkimin e koalicionit opozitar i dha të drejtën edhe viktimës Lulzim Basha të ngatërrohej nëpër këmbë. Por nuk e ndihmon kjo. Nuk jemi në kushtet e 6 marsit, ku për një muaj Berisha rrahu Ramën dhe Bashën bashkë në Shkodër, ditën më të keqe të PD dhe zotit Berisha. Sot është shumë më tepër non grata Edi Rama në SHBA. Duhet të jetë përballë drejtësisë./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
“Partitë e vogla, të parëndësishme”/ Vëllai i tij pjesë e listave për 11 majin? Ja si përgjigjet Arlin Qori

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

November 25, 2026
Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

November 25, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Në 10 muaj, 11.5 milionë turistë / INSTAT: Tetori frenon turizmin. Bien me 12.5% hyrjet e të huajve në vend

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In