• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i oficerit të RENEA/ Artan Hoxha: Morina një nga komandantët e ndërhyrjes së parë në Lazarat. Hetohej nga SPAK

by Java News
16/03/2023 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha teksa ka komentuar arrestimin e oficerit të RENEA-s, Altin Morina, i cili u kap me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”, pohoi se ky i fundit ishte nën hetim nga SPAK.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Hoxha tha se Morina, është një oficer me shumë trajnime, madje edhe në SHBA, ndërsa kishte qenë komandat i një prej grupeve që ndërhynë për herë të parë në Lazarat për sekuestrimin e kanabisit.

“Kjo është ngjarje që përbën vëmendje, më tepër për statusin. Morina është oficer policie që ka pasur pozicione drejtuese, është trajnuar. Madje edhe i trajnuar nga projekte të SHBA-ve, është certifikuar nga ata. Është komandanti i një prej grupeve të ndërhyrjes së RENEA në operacionin e qershorit të 2014 në Lazarat. Është personazh që ka pasur si detyrë shef komisariat, shef i Antiterrorit. Është një njeri që nëse do ta pyesje se ku donte të shkonte, ai do thoshte; te RENEA. Kapja e tij tërhoqi vëmendje. Shuma ishte e konsiderueshme. arrestimi i tij u bë nga FNSH, në kushtet kur ai ka qenë nën përgjim. Është parandaluar një veprim tjetër. Ka një çështje SPAK për këtë çështje. Ai do të dalë nesër para gjykatës dhe do jetë një prokurore e Tiranës që do mbrojë akuzën për ‘pastrim parash’.

Morina ka qenë nën hetim nga SPAK, por më pas do të shohim nëse çështjet do të bashkohen. Deri tani sa di unë për shumën 113 mijë euro, një biznesmen, Gerion Gjoka, që ndërton në Palasë dhe Himarë, ka paraqitur një akt noterial ku deklaron se i ka dhënë personalisht Morinës këtë shumë në cash, të cilat thotë se i ka marrë nga burime nga aktiviteti i tij si ndërtues. Kjo është një çështje që do të verifikohet. Kemi të bëjmë me dy çështje, pasi kemi një hetim të SPAK, që ende nuk e dimë dhe akuzën për pastrim parash. Kjo është çështje komplekse. Do doja që një oficer i RENEA-s të mos e njollosë emrin e këtij reparti të rëndësishëm. S’mund të bëjnë dhe policin dhe banditin. Duhet ta ndajnë mendjen. Nëse je polici dhe bëhesh pjesëtar i botës së krimit, akuza ndaj teje është edhe më e rëndë, pasi duhet të kujdesesh dhe për jetën e të tjerëve. Në kohën kur kalon nga mbrojtësi jonë dhe i shërben krahut tjetër, kjo është e rëndë.”, tha Hoxha./m.j

Next Post
VIDEO/ Armaldo-Luizit: Ke për ta parë ça do të bëj pas nominimit!/ Këngëtari: Ti bën si cub edhe kujton…!

VIDEO/ Armaldo-Luizit: Ke për ta parë ça do të bëj pas nominimit!/ Këngëtari: Ti bën si cub edhe kujton...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim!

October 5, 2026
Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

October 5, 2026
Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese, Haxhiu apel për qetësi

Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese, Haxhiu apel për qetësi

October 5, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, zyrtarisht në fushatë elektorale/ 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve

Zgjimi i vonë i PD-së për balotazhin: pse e prishi vetë?

October 5, 2026
Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mbi 13 mijë drejtues

Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mbi 13 mijë drejtues

October 5, 2026
Një punonjëse u infektua me COVID-19, bashkia e Durrësit “mbyll” dyert dhe nis dezinfektimin

Vijon aplikimi i parkimit me pagesë në rrugët dhe sheshet e Durrësit, gjoba deri 20 mijë lekë për automjetet! Zbulohen tarifat

October 5, 2026
“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

October 5, 2026
“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com