Trajneri i Nantes-it, Michel der Zakarian, ka thënë se mbrojtësi kosovar Lorik Cana është shembull jashtë fushës. Por, ai pret që shembull të jetë edhe brenda vijave të fushës së blertë. Zakarian ka thënë se pret paraqitje edhe më të mira nga Cana, përcjell Koha Ditore.
“Në dhomat e zhveshjes Cana është shembullor. Ai është shumë serioz në punë. Por, në fushë unë mendoj se ai mund të luajë edhe më mirë. Ai kishte disa probleme fizike, të cilat e kanë penguar”, ka thënë Zakarian për “ouest-france.fr”. Cana 32-vjeçar këtë edicion me fanellën e Nantes ka luajtur në 11 ndeshje në Kampionatin francez. Ai te Nantes u transferua gjatë verës nga skuadra e Lazios. Më herët në Francë ka luajtur edhe për PSG-në e Marseillen.
Karrierë ka bërë edhe te Sunderlandi në Angli dhe Galatasaray në Turqi. Me skuadrën franceze ka kontratë deri në qershor të vitit 2017.
http://koha.net/?id=6&l=91112