• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Republikani serb: Ndjesë për krimet në Kosovë

by A R
28/12/2015 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, priti dy delegacione të Partive Republikane të Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga dy krerët e tyre respektivisht, Faton Kurti i Partisë Republikane Kosovë dhe Nikolla Sandulloviç, i Partisë Republikane serbe. Gjatë takimit tre kryetarët në prani edhe të përfaqësueseve të tjerë të forcave politike në fjalë, biseduan rreth krijimit të një Unioni Ballkanik Republikan.

Për herë të parë në marrëdhënien e dy kombeve, atij shqiptar dhe serb, vjen një zë ndjese nga pala serbe, pikërisht nga kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviç, për krimet e luftës në Kosovë, i cili tha se “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosove, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mundë, vuajtje e gjak për të marrë lirinë e saj dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.

I ndodhur përballë kësaj deklarate ndjese Kryetari i Partisë Republikane, Mediu shprehu vlerësimin e tij maksimal për stadin e pjekurisë politike që po arrihet në Ballkan. Ai tha se “deri më sot kemi rrëmuar për të gjetur çfarë na ndan, ka ardhur momenti të bëjmë të kundërtën. Ne kemi më shumë të përbashkëta, dhe këto na bëjnë të jetojmë në paqe me njëri tjetrit. Me lejoni të citoj një shprehje – Në vend që të mallkojmë errësirën, të ndezim një qiri për të bërë dritë”. Mediu tha gjithashtu se “ajo që na mbetet është ta shohim këtë si një histori europiane e një vendi anëtar i NATO-s. Ne si parti Republikane jemi të disponueshëm të gjejmë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Mendoj se zëra të tillë janë të domosdoshëm në momentet e debateve të pafrytshme”.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Republikane Kosovë, Faton Kurti tha se “kjo është një iniciativë e përbashkët për të parë një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Të bëjmë atë që qeveritë tona dhe Bashkimi Europian, nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë. Ky është takimi i dytë historik, pasi të parin unë me përfaqësinë time e patëm në Serbi ku u pritëm nga zoti Sandulloviç, i cili për hir të së vërtetës na surprizoi jo vetëm më pritjen por edhe me deklaratat e tij. Ardhja jonë sot në Tiranë në emër të PR-së përbën një histori suksesi”, tha Kurti.

BalkanWeb

Next Post

Rripi shpëton jetë: 36% më pak të vdekur se parvjet në aksidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com