• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rripi shpëton jetë: 36% më pak të vdekur se parvjet në aksidente

by A R
28/12/2015 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i gjobave për shkeljen e neneve 169 dhe 170 të Kodit Rrugor (mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe i kaskos mbrojtese nga motoçiklistët) pothuaj është dyfishuar në krahasim me parvjet. Konkretisht, sipas buletineve të Policisë së Shtetit, janë vënë 96,800 gjoba për shkeljen e këtyre dy neneve në 11 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me rreth 50 mijë gjoba në të njëjtën periudhë parvjet.

Rezultati? Sistemi AIS të Policisë Rrugore tregon se, në 11 muajt e parë të 2015-ës, ka patur 290 të vdekur në automjete të përfshirë në aksidente rrugore (shoferë, pasagjerë, motoçiklistë), ose 36% më pak se në të njëjtën periudhë parvjet. Kuptohet që në këtë ulje të ndjeshme mund të kenë ndikuar edhe faktorë të tjerë, si pakësimi i numrit të shoferëve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur ose me shpejtësi të madhe, si dhe përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore. Por është e provuar statistikisht në literaturën botërore shkencore se përdorimi i rripit të sigurisë e përgjysmon probabilitetin e vdekjes në një aksident të rëndë.

(Shënim: Edhe numri i këmbësorve/biçiklistëve të vdekur nga aksidentet rrugore është ulur 13% në krahasim me parvjet)

Përdorimi i rripit të sigurisë në automjete dhe i kaskos mbrojtëse nga motoçiklistët nuk ndikon vetëm për uljen e numrit të të vdekurve nga aksidentet rrugore, por edhe në uljen e numrit të sakatuarve prej tyre. Kështu, përdorimi i rripit të sigurisë e ul 30% probabilitetin e plagosjes së rëndë në një aksident serioz. Si rezultat, kur rritet numri i përdoruesve të rripit, ulet numri i plagosjeve të rënda, por nga ana tjejtër, rritet numri i atyre të lehta. (Në një aksident serioz, kush është i lidhur, mund të plagoset lehtë, në vend që të plagoset rëndë apo të vdesë).

Shifrat e 11 mujorit të 2015-ës tregojnë pikërisht një histori të tillë. Numri i njerzve të plagosur rëndë në automjete të përfshira në aksidente rrugore (shoferë, pasagjerë, motoçiklistë) u ul  18% në krahasim me parvjet. Dhe shumë nga ata që s’u plagosën rëndë apo s’vdiqën falë përdorimit të rripit/kaskos, thjesht mund të jenë  plagosur lehtë  – numri i të plagosurve lehtë u rrit 16% në krahasim me parvjet.

E. Zaloshnja

 

 

Next Post

Padia për 3 ish-ministra të PD, Basha: Hi syve të shqiptarëve, qerrja e transparencës po lëviz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com