• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapet pas rikonstruksionit Teatri i Kukullave, Rama: Investim i madh, godina u shpëtua

by A R
16/12/2024 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rihapet pas rikonstruksionit Teatri i Kukullave për fëmijët. Në ceremoninë e përurimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas një periudhe të gjatë mbylljeje, godina e Teatrit të Kukullave u shpëtua për të rinisur aktivitetin për fëmijët.

Rama u shpreh se Teatri i Kukullave ka një rëndësi të posaçme ndërsa shtoi se deri para përurirmit, godina nuk ka pasur as ngrohje e as ftohje qendrore.

“Pas një periudhe të gjatë mbylljeje për shkak të punës që u desh bërë që të shpëtohej kjo godinë, tanimë dyert e saj u hapën dhe aktiviteti i teatrit do rifillojë.

Janë 27 objekte me një vlerë të posaçme për historinë, kujtesën tonë që falë këtij programi janë kthyer në sytë dhe duart e qytetarëve dhe komuniteteve shumë më bukur se sa ishin më parë.

Tërmeti hapi një brimë të madhe në tavanin e kësaj godine, por gjendja e saj prej kohësh ishte për të ardhur keq, ne ndërkohë kishim nisur projektin për një tjetër godinë të Teatrit të Fëmijëve që ka nisur të marrë formë në anën tjetër të Bulevardit të Tiranës aty ku është hyrja në parkun e qytetit dhe së shpejti do çelë dyert me hapësira dhe program shumë më të gjerë dhe të larmishëm për fëmijët e të gjithë moshave.

Kjo godinë ka një histori dhe arsye të rëndësishme për t’u mbajtur dhe për gjithë këtë investim që është shumë më shumë se sa duket në sy të parë. Ky teatër nuk kishte ngrohje dhe ftohje qendrore më parë.

Ky teatër ka një rëndësi të posaçme edhe për faktin që në përgjithësi qytetet e vendet sot i infrastrukturës dhe qyteteve, vihet në funksion të të gjithëve”, deklaroi Rama ndërsa shtoiu se shumë shpejt do të çelë dyert dhe Teatri i Ri.

I pranishëm në këtë ceremoni, ishte dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i cili u shpreh teatri është një pjesë e rëndësishme e historisë shqiptare.

“Ne sjellim talente të ndryshme, histori, tradita dhe I bëjmë të funksionojmë sa më mirë me njëra-tjetrën. Fakti që jemi të bashkuar, tregon se këndvështrimet t e ndryshme, bashkohen në një tregues të përbashkët, vlerat e BE.

Ne kemi mundësinë të përurojmë këtë pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare që dhe nga pjesa arkitekturore është kaq i bukur, por është për ju fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, u shpreh ambasadori.

Ditë të shënuar e ka konsideruar Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja rihapjen e Teatrit të Kukullave. Gonxhja theksoi se kjo godinë, ka luajtur rol në historinë e Shqipërisë.

“Ditë e shënuar për kulturën dhe artin shqiptar. Godina e cila përurohet pas 100 vjetësh, ka luajtur një rol në historinë e kryeqytetit dhe Shqipërisë.

U hap si klubi i parë i oficerëve dhe godina e parlamentit dhe nga 1960 si Teatër.

Ajo që më gëzon është se teatri bëhet pjesë e një rrezeje iluminuese ku kemi rijetëzuar, rindërtuar ose po ndërtojmë nga e para disa pole të rëndësishme kulturore mes të cilave mund të përmend Muzeun Historik Kombëtar”, tha Gonxhja.

Next Post
“Duhen afate kohore për integrimin evropian”, miqtë e Ballkanit Perëndimor letër komisionerëve

“Duhen afate kohore për integrimin evropian”, miqtë e Ballkanit Perëndimor letër komisionerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In