• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

by E B
13/09/2026 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve dhe strukturën e taksave e tarifave që përfshihen në çmimin final.

Braçe thekson se çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër, duke u rritur me 10 lekë që nga dita e djeshme, ndërkohë që vendet fqinje nuk kanë marrë një hap të tillë.

“Nafta 229 lekë, nuk është thjesht një produkt dhe një çmim. Është rritur që dje me 10 lekë! Cent më cent, është 2.48 euro! Fakt është që secili nga vendet kufitare me ne nuk e ka ndryshuar çmimin as dje, as sot: Mali i Zi ka një çmim prej 1.87 euro, Kosova ka një çmim prej 1.76–1.85 euro, Maqedonia ka një çmim prej 1.64 euro.

Po e përsëris, këto janë çmime që nuk janë ndryshuar dje, as sot! Patjetër që do të pyes: Çfarë po ndodh? Për më tepër që Kosova furnizohet nga të njëjtët shitës që na shesin edhe ne”, shprehet Braçe.

Braçe u drejton dy kërkesa aktorëve që monitorojnë tregun, garantojnë konkurrencën dhe përcaktojnë politikën fiskale. Së pari, ai kërkon që të analizohet modeli i tregut të karburanteve, duke ngritur shqetësimin për përqendrimin e furnizimit dhe aktivitetit tregtar në pak operatorë. Së dyti, deputeti kërkon rishikimin e strukturës së taksave dhe tarifave që përfshihen në çmimin e naftës.

“Dy gjëra dua të them dhe po ia them çdo aktori që monitoron tregun, garanton konkurrencën e lirë dhe bën politikën fiskale: E para, një herë të vetme duhet të merreni seriozisht me modelin e tregut. Kemi përfunduar të kemi vetëm një furnizues-shitës nga i cili nis çmimi, British Petroleum, i shtrenjtë; kemi përfunduar të kemi vetëm një port; kemi vetëm një marrëveshje, deri tani të panjohur, veçanërisht për të parë se si ndahet përfitimi nga blerjet në avancë dhe risku po prej tyre; kemi dy aktivitete: i pari, i depozitimit dhe shitjes ditore në kompanitë shqiptare, dhe i dyti, anije më anije në det, në territorin shqiptar (përsëri marrëveshje e panjohur dhe ndarja e përfitimeve përsëri e tillë); pra, në të gjithë operacionin tregtar kemi vetëm një-dy operatorë!

E dyta, është momenti për të parë strukturën e taksave dhe tarifave të futura brenda çmimit të naftës, duke filluar nga ato që nuk kanë lidhje me çmimin, por me taksa e tarifa për të cilat shteti ka institucione që paguhen shtrenjtë; duke nisur nga taksa e qarkullimit, për të vijuar me tarifa shërbimesh pa asnjë lidhje me çmimin. Duhet bërë tani! Duhet të jesh pa sy e mendje për të mos parë e kuptuar që vetëm nga eliminimi i tregtisë dhe kontrabandës me fqinjët, do të fitohet shumë më tepër se sa nga ky çmim”, përfundon Braçe.

Next Post
Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

September 13, 2026
Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

September 13, 2026
Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

September 13, 2026
Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

September 13, 2026
Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

September 13, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

September 13, 2026
Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

September 13, 2026
350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

September 13, 2026
Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

September 13, 2026
Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com