• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

by A. Q
15/09/2026 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike denoncon rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri dhe i kërkon qeverisë të ndërhyjë menjëherë përmes lehtësive fiskale.

Përmes një deklarate, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, e cilësoi situatën si emergjente, duke argumentuar se çmimi i nafta ka arritur në nivele rekord dhe po rëndon si ekonomitë familjare, ashtu edhe bizneset dhe sektorin prodhues.

Sipas Bozdos, nafta po tregtohet aktualisht me rreth 229 lekë për litër, ose rreth 2.5 euro, duke e renditur Shqipërinë, sipas të dhënave të cituara prej tij, ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit në rajon dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Deklarata e Eno Bozdos:

“Këto ditë, çmimi i diezelit/karburantit në Shqipëri ka arritur nivele rekord, të papërballueshme për ekonominë tonë familjare por edhe atë prodhuese, duke u tregtuar me rreth 229 lekë për Litër, ose ndryshe rreth 2,5 euro për litër.

Ky nivel e vendos Shqipërinë:

Si vendin me çmimin më të lartë të diezelit në rajon, rreth 30% mbi mesataren rajonale;

Mbi mesataren e Bashkimit Evropian, ku çmimi mesatar i dizelit ishte 2 €/L (më 7 shtator 2026)

Mesatarja botërore: 1,4 euro/L

Mesatarja në BE‑27: 2,03 €/L

Sipas të dhënave globale (Global Petrol Prices, Fuel Ëide), Shqipëria:

është në grupin e 5 vendeve më të shtrenjta në Evropë për diezel, bashkë me Monakon, Finlandën, Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.

ka çmim diezeli dukshëm mbi mesataren evropiane dhe rreth 55–60% mbi mesataren botërore

Për krahasim, në të njëjtën periudhë çmimet e dizelit në vendet fqinje janë:

Serbi: rreth 2,00 €/L ose 18% me lire se ne Shqiperi;

Kosovë: rreth 1,76 €/L ose 32% me lire se nje Shqiperi;

Maqedoni e Veriut: rreth 1,6 €/L ose 41% me lire se nje Shqiperi;

Mal i Zi: rreth 1,87 €/L ose 20% me lire se nje Shqiperi;

Bosnjë‑Hercegovinë: rreth 1,7 €/L ose 27% me lire se nje Shqiperi;

Arseyeja kryesore sot e çmimeve kaq të larta të dieselit në Shqipëri është ngarkesa shumë e lartë fiskale: shqiptarët paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit, dhe nuk marrin në këmbim atë që meritojnë!

Në çmimin final të dizelit në Shqipëri, ngarkesa fiskale përbën rreth 53% (afërsisht 1,00–1,16 €/L taksa për litër), përfshirë:

akcizën fikse (~0,41 €/L),

taksën e qarkullimit,

taksën e karbonit, dhe

TVSH‑në 20% që aplikohet mbi çmimin total, pra edhe mbi taksat e tjera.

Në vendet e rajonit, barra fiskale mbi dizelin është dukshëm më e ulët, zakonisht rreth 35% e çmimit final. Kjo do të thotë se, për të njëjtin çmim ndërkombëtar të naftës, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit për litër dizel.

Ajo që e veçon Shqipërinë përsëri, në dallim me vendet e tjera të rajonit dhe të BE-së, është mungesa totale e masave lehtësuese, ndërsa të gjitha vendet e rajonit kanë vepruar me ndërhyrje fiskale lehtësuese:

Serbia ka ulur përkohësisht akcizat mbi benzinën dhe diezelin,

Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH‑në për karburantet nga 18% në 10%, për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë përdorur në periudha të mëparshme ulje akcizash dhe kufizime marzhesh, duke mbajtur çmimet më të ulëta se në Shqipëri.

Nuk mund të mos përmendim këtu edhe në argument tjetër: ndërsa çmimet e dieselit rriten, ndërsa qytetarët paguajnë më shtrenjtë nga xhepi i tyre, qeveria fryhet. Nga kriza e mëparshme e naftës, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 15 milionë euro më shumë në xhepat e saj, në mënyrë të pamerituar. Asnjë qeveri normale nuk i mban këto para, por gjen mekanizmat për t`ia kthyer ato ekonomisë dhe familjeve. Sepse asnjë qeveri e përgjegjshme nuk pranon të majmet, kur popullata e saj varfërohet!

Të nderuar qytetarë,

Përballë kësaj situate të paprecedentë, që nuk dihet se si dhe se kur do të zgjidhet, dhe që realisht ka tronditur tregjet në të gjithë vendet, të gjitha qeveritë në botë kanë zgjedhur një apo disa mekanizma lehtësimi të cilat i aplikojnë mbi strukturën/ngarkesën fiskale të çmimit të dieselit, për të lehtësuar, me aq sa kanë mundësi, çmimin e lartë të dieselit i cili, ka ndikim jo vetëm në ekonomitë familjare të secilit prej nesh, por mbi të gjitha në ekonominë prodhuese dhe atë të shërbimeve.

Për këtë qëllim, Partia Demokratike i kërkon me këmbëngulje qeverisë të lehtësojë menjëherë ngarkesën fiskale mbi karburantet. Në veçanti, ne i qëndrojmë propozimit tonë të eliminimit të taksës mbi qarkullimi dhe uljes së përkohshme të akcizës, kombinim ky që do ta sillte çmimin e dieselit në Shqipëri në mesataren e rajonit.

Më duhet të rikujtoj këtu se çdo iniciativë ligjore e Partisë Demokratike për një propozim të tillë, është rrëzuar me votat e Partisë Socialiste në Kuvend!

Çdo refuzim i mëtejshëm i këtyre nismave si dhe cdo këmbëngulje në pozicionin e papërgjegjshmërisë, do të sjellë pasoja shumë të rënda për të gjithë”.

Next Post
NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In