• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta, Ibrahimaj: Marzhi i fitimit të kompanive të hidrokarbureve, më i ulët se një vit më parë

by Java News
03/10/2022 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj shprehu bindjen këtë të hënë se Bordi i Transparencës ka zbatuar aktin normativ në përcaktimin e çmimit të karburanteve. Ministrja po ashtu tha se marzhet e fitimit të kompanive të hidrokarbureve në vitin 2022, që nga fillimin i aplikimit të bordit dhe çmimeve të vendosura nga bordi janë ndjeshëm më të ulëta se ato të një viti më parë.

“Përsa i përket besueshmërisë së bordeve, unë e them me përgjegjësi dhe me bindje të plotë që bordet dhe vendimet e bordeve kanë zbatuar aktin normativ, i cili parashikon formulën e llogaritjes së bordit të çmimit të karburanteve në çdo rast. Që do të thotë që në çdo rast që çmimi ndryshon, ndryshon në bazë të çmimit të bursës i cili i referohet një produkti të rafinuar dhe jo çmimit të naftës bruto. Ne këtë e kemi shpjeguar disa herë dhe gjithashtu unë kam bindjen e plotë, dhe jo vetëm bindje bazuar në opinion apo perceptim, por bindje të bazuar në shifra që marzhet e fitimit të kompanive të hidrokarbureve në vitin 2022, që nga fillimi i aplikimit të bordit dhe çmimeve të vendosura nga bordi janë ndjeshëm më të ulëta se ato të një viti më parë dhe për këtë ftoj të gjithë mediat, gazetarët të marrin informacione zyrtare nga institucionet përkatëse që do ju konfirmojnë këtë që unë sapo thashë”.

Ibrahimaj shtoi se çmimet e karburanteve do të vijojnë të mbahen në kontroll për sa kohë të jetë e nevojshme, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve.

“Për sa kohë që çmimet e karburanteve do të jenë ndjeshëm mbi mesataren afatgjatë, ne do të vijojmë të mbajmë këtë regjim, ndonëse nuk është vullneti jonë që të ndërhyjmë në çmimet e tregut, pasi besojmë tek përcaktimi i çmimit në bazë të kërkesës dhe ofertës. Do të vijojmë për sa kohë që është e nevojshme që çmimet e karburanteve të mbahen nën kontroll me qëllim që kostoja të transferohet sa më pak tek konsumatorët dhe tek bizneset”.

/f.s

Next Post
Svante Paabo merr Nobelin në Mjekësi 2022! Gjenetisti suedez, zbulime në evolucionin e njeriut

Svante Paabo merr Nobelin në Mjekësi 2022! Gjenetisti suedez, zbulime në evolucionin e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In