• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

by Java News
16/04/2024 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ornela Çuçi

Kur Albert Einstein thoshte: “Nationalism is an infantile disease. It is the measles of mankind”, pra “Nacionalizmi është një sëmundje infantile. Është epidemi e njerëzimit”, me siguri duhet të ketë patur në mendje ca situata si kjo e tanishmja, në këtë vendin tonë të vogël, ndodhur në njërin nga cepat jugorë më të bukur të Europës. Fiks kjo shprehje mu kujtua kur lexova se Beleri, i zgjedhur si Kryetar i bashkisë Himarë në Shqipëri, kandidohet si eurodeputet në Greqi. Pra llogjikisht, lufta e gjithë politikanëve që e mbështesin për Himarën, nuk gjen më kuptim.

Vendet e vogla e në zhvillim, kudo në botë kanë tendencën që para zgjedhjeve të sillen njëlloj. Ndikimi i nacionalizmit në to është fare i ndryshëm nga ai në shtetet më të mëdha. Në vendet e vogla shpeshherë shohim një përqëndrim në simbole të tilla si flamuri apo në thirrjet e tifozëve “ole ole, o sa mirë me qenë shqiptar”, duke luajtur kështu me shenja të identitetit tonë kombëtar. Ky mbitheksim i elementëve identitarë kthehet pashmangshëm në pengesë për të parë përtej kufijve.

Simbolikë kombëtare do të duhet të ishte se si të zhvillojmë e pasurojmë vendin dhe jo xhepat personalë të cdo elite që vjen e ikën në këtë vend të bekuar nga natyra e të keqshfryëzuar nga njeriu, tradicionalisht. Shqipëria, majtas e djathtas, do të duhet të ishte e përqëndruar shumë më tepër në mbrojtjen e të drejtave të shtetasve të saj kudo nëpër botë, sac edhe ketyre që jetojnë ende brenda kufijve tanë të nëpërkëmbur nga historia. Të bërit “gol” apo edhe “autogol”, për hir të disa votave më tepër nuk lartëson askënd në rrjedhën e historisë.

Nga ana tjetër, Greqia, edhe pse afër gjysëm shekulli anëtare e BE, nuk ia doli dot asnjëherë, të dalë nga sindroma e nacionalizmit. Sa herë gjen rast e tregon këtë me fqinjët, siç rasti Beleri, por Jo më pak e tregon me komunitetet që jetojnë brenda kufijve të saj. Raporti i komitetit europian kundër racizmit dhe intolerancës ka apeluar se në Greqi të gjitha komunitetet janë viktima të gjuhës së shpeshtë të urrejtjes duke përfshirë politikanët dhe nëpunësit civilë.

Nacionalizmi gjithashtu, është një mjet i fuqishëm që përdoret nga politikanët për të fituar mbështetje popullore, veçanërisht në momente të vështira ekonomike apo politike, siç ky që aktualisht po kalon Greqia. Ata shpesh përdorin retorikën nacionaliste për të fokusuar vëmendjen e publikut nga çështjet reale dhe për të shmangur përgjegjësinë për politikat e tyre ekonomike dhe sociale. Duke luajtur me ndjenjat e identitetit kombëtar, ata synojnë të krijojnë një lidhje emocionale me votuesit dhe të mbajnë pushtetin duke e kthyer atë në një luftë për “ne” kundër “atyre”.

Kjo sjellje e politikanëve ka rritur nivelin e polarizimit në shoqëri dhe ka penguar bashkëpunimin ndërkombëtar në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta europiane. Europa nuk është vetëm një bashkim të cilin vetëm mund ta “mjelësh”, të etiketohesh edhe vend i falimentuar për shkak të kësaj mënyre konceptimi, e pastaj të vendosësh edhe “VETO”, për vendet kufitare që nuk plotësojnë epshet e tua nacionaliste.

Politikanët në çdo vend të botës, njohin vetëm një ekonomi, ekonominë e votës. Në ndryshim nga ne, politikanët në vendet e mëdha shpesh e shohin nacionalizmin si një mjet për të zhvilluar fuqinë e vendit të tyre në skenën ndërkombëtare. Ata e përdorin për  të theksuar identitetin kombëtar dhe për të përforcuar ndjenjën e unitetit kombëtar. Ky është slogani i tyre në ekonominë e votës. Me këtë fitojnë ose humbasin zgjedhjet.

Kur nacionalizmi çon në mohimin e diversitetit dhe konflikte të pandershme, ai humbet fuqinë e tij frymëzuese. Kështu që, në vend që të kapemi nga simbolet e pavlera të nacionalizmit, le të përpiqemi të krijojmë një identitet të pasur kulturor dhe të bëhemi pjesë e një bashkësie globale, duke përfituar nga diversiteti ynë dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Mbi të gjitha, të punojmë për rininë, të krijojmë qytetarë kritikë të cilët të dijnë si të analizojnë mënyrën se si politikanët përdorin nacionalizmin për qëllime personale, duke sfiduar retorikën e tyre dhe duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për problemet tona të përbashkëta: ekonominë e çdo individi, jo vetëm atë të votës.

Next Post
Veliaj me strukturat e PS në Kavajë: Ne jemi si një familje e madhe e bashkuar; sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme

Veliaj me strukturat e PS në Kavajë: Ne jemi si një familje e madhe e bashkuar; sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia nderoi me ceremoni varrimin e “Kasapit të Ballkanit” Mlladiç, Bosnja tërheq stafin e Ambasadës nga Beogradi!

Serbia nderoi me ceremoni varrimin e “Kasapit të Ballkanit” Mlladiç, Bosnja tërheq stafin e Ambasadës nga Beogradi!

September 7, 2026
Uzuni befason përsëri në SHBA, lojtari i kombëtares në formacionin më të mirë dhe golashënues i turneut në Amerikë

Uzuni befason përsëri në SHBA, lojtari i kombëtares në formacionin më të mirë dhe golashënues i turneut në Amerikë

September 7, 2026
“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjëse për lejet e ndërtimit

“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjëse për lejet e ndërtimit

September 7, 2026
Plagoset me thikë nxënësja nga bashkëmoshatari në një shkollë në Pejë

Tragjike në Pejë, vëllai i vuri flakën krevatit të saj teksa flinte, motra vdes në spital nga plagët!

September 7, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Ersekë, fqinji gjen të pajetë të moshuarën në banesë dhe njofton Policinë! Jetonte e vetme, pistat e hetimit për shkaqet

September 7, 2026
Rusia dhe Koreja e Veriut zgjerojnë bashkëpunimin, hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve! Dyshime se çfarë fshihet pas këtij akti

Rusia dhe Koreja e Veriut zgjerojnë bashkëpunimin, hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve! Dyshime se çfarë fshihet pas këtij akti

September 7, 2026
Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dhe të garojë për kryeministër!

Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dhe të garojë për kryeministër!

September 7, 2026
Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

September 7, 2026
VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

September 7, 2026
Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com