• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me strukturat e PS në Kavajë: Ne jemi si një familje e madhe e bashkuar; sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme

by Java News
16/04/2024 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me strukturat në Kavajë. Ai ftoi të gjithë anëtarët e vjetër dhe të rinj të Partisë Socialiste në Kavajë, që të punojnë fort për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe të lënë mënjanë stërkëmbëshat.

“Kush është duke bërë gol në stadium, nuk ka kohë të merret me ata që janë ulur te shkallaret; kush i ka sytë te finishi, nuk ka kohë, nuk ka dëshirë, nuk ka energji të merret me stërkëmbëshat, apo me gjithë çudirat që nuk i mungojnë vendit tonë. Ftesa ime për secilin prej jush është: Nga ky moment, sot fillon maratona, e cila zgjat fiks një vit. Shoh që jeni ulur si në një event familjar, se në fakt kjo është familja jonë e madhe. Sa bukur duket shtëpia e madhe! Tavolina e madhe! Skuadra e madhe! Ekipi i madh! Bashkimi bën fuqinë! Për të gjithë ata që fillimisht kanë hapur mendjen e tyre, pastaj edhe organizatën e tyre për anëtarësime të reja, keni gjithë mirënjohjen dhe respektin tonë. Për të gjithë ata që sot janë bashkuar me forcën tonë, mirë se erdhët në një familje më të madhe! Në një familje që i ka të gjitha gjeneratat, të gjithë grupet, të gjitha prejardhjet, nga Veriu, nga Jugu, që nuk diskriminon askënd, sepse është familja jonë e madhe që zgjedh sot autoritetet që qeverisin Shqipërinë, që na çojnë më afër Evropës, me një kryeministër si Edi Rama dhe me simbolin tonë, trëndafilin në grusht të PS-së”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se falë punës së palodhur të ekipit të Partisë Socialiste, në çdo cep të vendit, edhe kundërshtarët politikë janë më të lirë, ndryshe nga koha kur opozita rrihej dhe kërcënohej për mendimin ndryshe.

“Është më kollaj të jesh me familjen socialiste sepse vendi ka një liri të jashtëzakonshme për të thënë mendimin tënd. Madje, edhe kundërshtarët tanë janë sot më të lirë. Mbaj mend kur ne protestonim, gjuhej me plumba në mish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dikush tjetër persekutohej tërë jetën nga funksionet publike. Ishte një kohë kur sa më shumë të rrihje socialistët, aq më shumë ngriheshe në detyrë, bëheshe gjeneral në SHIK. Ai që rrihte Edi Ramën, apo ai që zhdukte Remzi Hoxhën, sigurisht që promovohej. Sot jemi në kohë krejt të tjera! Sot është një moment ideal për të qenë socialist, por sot është një moment ideal edhe për të pasur mendime të ndryshme nga socialistët. Asnjë njeri nuk të kërcënon, asnjë njeri nuk të rreh, asnjë njeri nuk të vret me plumba në mish, asnjë njeri nuk humbet. Jetojmë në një Shqipëri që është më e mirë, në një Qark të Tiranës që është më i mirë, në një Kavajë që është më e mirë dhe unë jam i bindur në një Parti Socialsite që sot është më e fortë, edhe më e bashkuar se kurrë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Emri/ U vetëvar brenda qendrës së imigracionit në Britani, familjarët: Të hetohet. Vdekja e tij, e pakuptimtë! Prisnim të bashkoheshim

Emri/ U vetëvar brenda qendrës së imigracionit në Britani, familjarët: Të hetohet. Vdekja e tij, e pakuptimtë! Prisnim të bashkoheshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Karavidhe partiake”, Spaho me akuza të forta ndaj PD: Shqipëria në BE vlen më shumë se ju!

July 10, 2026
Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

July 10, 2026
Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

July 10, 2026
Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

July 10, 2026
Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

July 10, 2026
Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

July 10, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Parashikimi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja në punë dhe surpriza në dashuri

July 10, 2026
I riu gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit, nisin hetimet për shkakun

Konflikt në familje në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

July 10, 2026
Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

July 10, 2026
Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In