• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na vranë, na vranë”/ Atentati si në filmat hollivudian, lutja e djalit të Paulin Gjergjit: Mos ma qëlloni vëllain e vogël

by Java News
02/06/2020 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3 ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në një hotel buzë rruge në autostradën Laç-Mamurras, vazhdon hetimi për të zbuluar autorët, shënjestrën, por më e rëndësishmja, shkakun e atentatit që në dukje i ngjan një skenari të filmave hollivudian.

Bujar Hasani Lika u ekzekutua më 30 maj në lokalin e vëllait të tij në Laç së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Një nga atentatorët e dyshuar, Kreshnik Tusha i cili u plagos me armën që Lika mbante me vete,  ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë,  dhe rezulton i dënuar me 1 vit burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ditën e mërkurë një prokuror dhe një gjyqtar do të paraqiten në spital  për t’i caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Tre dëshmi, ajo e banakierit të lokalit dhe dy djemve të viktimës Paulin Gjergji, japin të dhëna mbi karakteristikat e katër personave që morën pjesë në këtë atentat mafioz, por nuk qartësojnë identifikimin e tyre.

Djemtë e biznesmenit të kazinove Paulin Gjergjit, të cilët ishin në makinë jashtë lokalit, të tronditur nga kjo ngjarje shumë e rëndë ku panë mënyrën e ekzekutimit të babait të tyre, treguan në polici se kishin vetëm pak minuta që ndodheshin në parkingun e Bar-Restorant “A&A” në Mamurras të Laçit.

Sipas tyre të dy kanë qëndruar në makinë, ndërsa babai ka hyrë brenda pasi kishte lënë një takim me Bujar Hasanin, ku sipas tyre do diskutonin për një çështje ende të pazgjidhur.

Djemtë 27  dhe 21-vjeçar kanë pohuar se pa ka kaluar shumë kohë nga hyrja në lokal e babait, shumë shpejt janë shfaqur 4 persona që kanë zbritur nga një makinë, të veshur si policë me veshje të FNSH-së dhe të maskuar. Dy vetë kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa 2 të tjerë kanë shkuar në drejtim të makinës ku ndodheshin djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji. Kuptohet qartë se atentatorët kanë pasur informacion të saktë se me cilin person ndodhej Bujar Lika, dhe për më tepër kanë pasur të dhëna se biznesmeni Paulin Gjergji, ishte në praninë e djemve të tij. Frika se mos vallë pas sulmit me armë në brendësi të lokalit, do të kishte një kundërpërgjigje nga dy djemtë e Paulin që qëndronin jashtë, ka bërë që katër personat e veshur si policë të ndahen, ku dy kanë qëndruar jashtë dhe kanë mbajtur të neutralizuar djemtë, duke iu prezantuar si polici dhe kanë filluar t’i kontrollojnë fizikisht.

Vetëm kur kanë dëgjuar breshëritë e kallashnikovit dhe të klithmat “na vranë, na vranë” atëherë dy djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji, kanë kuptuar gjithçka se s’kishin të bënin me policë por me vrasës të veshur si policë.

Njëri nga autorët, i paidentifikuar prej tyre, pasi janë dëgjuar të shtënat në brendësi të lokalit i ka drejtuar armën djalit 21-vjeçar, duke i kërkuar që të mos bëjnë asnjë reagim pasi në të kundërt do i qëllonte. Por sipas burimeve të policisë Laç, 27-vjeçari i është lutur autorëve që të mos i vrisnin vëllanë. Në ikje e sipër, autorët të veshur si policë të FNSH-së, kanë hyrë në automjet dhe janë larguar.

Një tjetër dëshmi e vlefshme është ajo banakierit të lokalit, i cili ka treguar se sapo dy “policët” e maskuar kanë hyrë në lokal, i kanë thirrur në emër Bujar Hasanin dhe më pas kanë qëlluar. Sipas burimeve, Hasani ka marrë një plumb në kokë. Ndërsa pa tij është qëlluar Paulin Gjergji, i cili ka qenë duke vrapuar me shpresën t’i shpëtojë plumbave.

Policia thotë se në këtë atentat ka marrë pjesë një skuadër e përbërë nga 7 persona ku njëri ka qëndruar në makinë, dhe 4 të tjerë kanë vepruar. Ndërsa dy të tjerë, besohet se kanë kryer vëzhgimin dhe sinjalizimin e autorëve për vendndodhjen e Bujar Hysenit. Besohet se vrasja ka lidhje me atentatet e fundit që kanë ndodhur në zonën e Krujës dhe Tiranës, ku në një rast M.H mbeti i plagosur rëndë ndërsa e afërmja e tij u vra.

Tashmë policia dhe prokuroria e Laçit, kanë një seri provash të gjetura në vendngjarje, mes të cilave dhe një pistoletë që është gjetur shumë pranë trupit të Bujar Hasanit. Pamjet filmike janë çelësi i zbardhjes së kësaj ngjarje si dhe vullneti për të bashkëpunuar ose jo i Kreshnik Tushës me prokurorinë që do të sillte  identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Panik në Elbasan/ Përplas një makinë dhe më pas godet derën e komisariatit, nxjerr pistoletën kur hyn në oborr

Panik në Elbasan/ Përplas një makinë dhe më pas godet derën e komisariatit, nxjerr pistoletën kur hyn në oborr

Comments 1

  1. Media vari trapin says:
    6 years ago

    Dmth i plagosuri u plagos nga arma e atij qe u qellua ne koke ne kushtet e befasise. O g.kosovari, i lexoni ato qe shkruani apo vari lesht e dhise lopes??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

E kam “inat” ditën e parë të shkollës!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com