• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Panik në Elbasan/ Përplas një makinë dhe më pas godet derën e komisariatit, nxjerr pistoletën kur hyn në oborr

by Java News
02/06/2020 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mjet tip “Fuoristradë” është përfshirë në një aventurë të çuditshme ditën e sotme në Elbasan, duke na sjellë në vëmendje serialin e filmave “Fast and Furious”, pasi ka rrezikuar edhe qytetarët në rrugë.

Fillimisht mjeti “Fuoristradë” i cili drejtohej nga Bledar Lazareni ka përplasur një mjet “Volkswagen” pranë ambulancës dhe nga aty jo vetëm që nuk ka ndaluar por në tentativën për ti ikur vendit të ngjarjes në shpejtësi e sipër është perplasur me derën e komisariatit të policisë, duke përfunduar vetë brenda komisariatit.

Fatmirësisht kjo aventurë nuk ka sjellë të lënduar por vetem dëme materiale.

“Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së”njoftoi policia.

Lazareni pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Menjëherë blutë kanë nisur matjet e vendit të ngjarjes ndërsa pritet që drejtuesit  të mjetit ti bëhet edhe testi i alkoolit për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tij apo jo.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.kosovari

Next Post
“Zgjedhorja” reagon edhe Komisioneri për Zgjerimin: Mos e humbisni këtë moment, palët të gjejnë marrëveshje

"Zgjedhorja" reagon edhe Komisioneri për Zgjerimin: Mos e humbisni këtë moment, palët të gjejnë marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

September 15, 2026
Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

September 15, 2026
NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com