• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Na nxijnë? Jo. E nxijmë vetë!

by Java News
19/01/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Ditët e fundit ka bërë shumë përshtypje botimi i një serie shkrimesh në organe mediatike britanike, franceze dhe italiane për Shqipërinë. Por, ndërsa artikujt e medias së shkruar duken disi hipotetike, ajo televizive ka dhënë dy reportazhe, të cilat sjellin një fytyrë tjetër të Shqipërisë, lidhur me kontrabandën e armëve. Nuk është e para herë dhe me sa duket nuk do të jetë e fundit, që Shqipërisë do i faturohen situata të tilla. Ajo që duhet të na shqetësojë është ushqimi ynë ndaj këtyre mediave.

Për hir të së vërtetës, produkti i tyre duket se është krejt “i logjikshëm” kur ke parasysh akuzat monstruoze që politikanët tanë bëjnë për njëri-tjetrin dhe fjalët që shkëmbejnë. Vetëm në Shqipëri duhet të ndodhë që Opozita mezi pret që kundërshtarët të përballen me vështirësi me rendin. Dikush lufton e dikush fërkon duart kjo ndodh vetëm tek ne. Ka ardhur koha që politika t’i thërrasë mendjes dhe të gjejë gjuhën se krimi është sëmundje në trupin e shoqërisë, që shkakton viktima në jetë, pasuri dhe në vetë mbarëvajtjen e shtetit, citojmë një nga politikanët e sotëm, që e kemi pasur pak ditë më parë tek JAVA.

Ndërkohë të dhëna alarmante i vihen përballë publikut, kur një krah i politikës prodhon pareshtur shifra kriminaliteti të paqena. Një gjë e tillë ndodhi me rastet e vrasjeve për vitin 2015. Por, se mos vetëm kjo. Nëse rasti i Lazaratit do të shikohej si një hap i mirë për vendosjen e shtetit ligjor realisht në praktikë, këtë e përjetoi jo mirë një pjesë e politikës, që nuk e kurseu anatemën ndaj shtetit dhe përqeshjen.

Nga ana tjetër, gjuha që përdor shpesh edhe pozita i jep argument reagimit të opozitës. Në një farë mënyre shqiptari i thjeshtë gjendet në mesin e sulmeve të dyfishta dhe e ka të vështirë të orientohet kur kriminelët, banditët, trafikantët, përdhunuesit (shprehje normale të politikës sonë) flasin me aq shumë bindje për kundërshtarët. Kur ish-presidenti i vendit Berisha flet me siguri për nxirje syri të ministrit të Brendshëm dhe rrahje të zëvendëskryeministrit në detyrë, kur deputetët e pozitës gjuajnë në parlament, lajmet për kontrabandën dhe furnizimin e ISIS-it, e humbasin peshën specifike në morinë e lajmeve të çastit dhe kthehen në normalitet. Ndaj, kur i shqiptojnë të huajt, shpesh nga burime që vetëm e nxijnë vendin, na mbetet thjesht të themi: E çfarë pastaj, ne e dimë! Ne e nxijmë vetë vendin tonë.

Next Post

VIDEO/ Një grup i “Shqiponjave” i vjen në ndihmë një të pastrehu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In